Nga nesër, lejohet trajnimi në qendrat arsimore në një distancë fizike prej të paktën një metër e gjysmë. Është e detyrueshme mbajtja e maskave dhe dezinfektimi çdo orë. Kjo u njoftua nga Ministri i Shëndetësisë në dorëheqje Kostadin Angellov, bëri të ditur reporterja jonë Milla Mlladenova.
Në të Ditën e Dafinave dhe Pashkët e ardhshme në kisha do të mund të hyhet vetëm me maska duke u respektuar distanca e domosdoshme. Besimtarët këshillohen të mos i puthin ikonat. Degët e shelgut në Ditën e Dafinave do të shpërndahen jashtë tempujve dhe policia do të kujdeset për rendin publik.
Në lidhje me sezonin turistik që nga 1 maji, në vend do të hyhet vetëm me një certifikatë vaksinimi, PCR negativ dhe test antigjeni, ose me një dokument se personi e ka kaluar Covid-19, por ai do të jetë i vlefshëm jo më herët se 6 muaj para datës së hyrjes në Bullgari.
Dy ditë para ndeshjes së futbollit Levski - CSKA Sofje u mor një vendim për kthimin e tifozëve në stadiume por me 30% përdorim të kapacitetit dhe jo më shumë se 1000 njerëz në sektor.Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..