Bullgaria do të aplikojë gjithashtu vaksinën Johnson & Johnson
Vaksina me dozë të vetme Johnson & Johnson do të përdoret në Bullgari pa kufizime. Kjo u njoftua nga Kryeinspektori Shëndetësor Shtetëror Angell Kunçev në një brifing pas një takimi të Shtabit Kombëtar të Vaksinimit. Ai kujtoi se shtabi ishte duke pritur për vendimin e Agjencisë Amerikane të Barnave, i cili është pozitiv. Ndërkohë, 7 shtete të tjera evropiane vendosën të aplikojnë këtë vaksinë
Kunçev njoftoi se një sasi e caktuar e vaksinës me një dozë të vetme do t’u drejtohet të punësuarve në sektorin e turizmit përpara sezonit turistik veror, si dhe popullatës rome.
Në javët e ardhshme do të ketë kryesisht furnizime të vaksinave RNA, tha në brifingun drejtori i Agjencisë së Barnave Bogdan Kirillov.
Po vëzhgohet ulje e konsiderueshme e interesit ndaj vaksinimit
Po vëzhgohet ulje e interesit ndaj vaksinimi, tha para programit "Horizonti" të Radios Kombëtare Bullgare dr. Georgi Mindov, kryetar i Shoqatës së Mjekëve të Përgjithshëm të Sofjes.
Kjo po ndodh në sfondin e vaksinave të disponueshme të "Moderna" dhe "Astra Zeneca", shtoi dr. Mindov. Ka tre aplikantë për Pfizer në listën e mjekut të përgjithshëm, por atij po i mungojnë tre të tjerë për të hapur një flakon. Nga pacientët e tij të vaksinuar me dozën e parë të Astra Zeneca, nuk ka zbaticë për dozën e dytë. Në të njëjtën kohë nuk ka asnjë pyetje rreth “Jansen” ose “Sputnik”.
U konstatua një ulje e re e të infektuarve dhe e të vdekurve gjatë 24 orëve të fundit
400 janë rastet e reja të koronavirusit në 24 orët e fundit, sipas të dhënave zyrtare. Pak më shumë se 7.33% e 5445 testeve të kryera janë pozitive. Rastet më të reja janë në qytetin e Sofjes – 151, në rrethet e Varnës – 50, Plovdiv – 28 dhe Burgas dhe në rrethin e Sofjes – 25 në secilin prej tyre.
56 650 janë të sëmurët aktivë. 8080 janë pacientët e shtruar në spital. 746 prej tyre trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. 48 njerëz vdiqën me koronavirus të konstatuar. 557 janë të kuruarit në 24 orët e fundit.
Në harkun e shënuar kohor prej 24 orësh janë dhënë 2070 vaksina. Dozat totale të vendosura tashmë janë 723 240. 163 966 njerëz tashmë janë imunizuar me 2 doza.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Joan Kolev dhe Ekipi "Lajme"
Përgatiti në shqip: Stafi i Redaksisë së Gjuhës Shqipe
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..