Testet e shpejta të 16 prodhuesve do të njihen në Bullgari, tha para bTV kryeinspektori shëndësor shtetëror Doc. Angell Kunçev. “Lista u përgatit nga BE sepse hasëm teste të pasakta”, shtoi Kunçev.
Testet do të jenë një nga kushtet për udhëtim dhe hyrje të turistëve në vend. Mundësitë e tjera do të jenë PCR test negativ ose një certifikatë vaksinimi. “Me këto kërkesa dhe me punonjësit e vaksinuar në sektorin e turizmit, të cilët do të imunizohen ndoshta deri në fund të majit, do të jemi një destinacion i sigurt”, shpjegoi docenti.
Deri më tani, nuk ka gjasa që lloji i ri indian i koronavirusit të ketë arritur në vend. “E kemi të qartë se vështirë se ndonjë kufizim i udhëtimit do të ndalojë llojin e ri”, shtoi Kunçev.
55% e qytetarëve nuk ndihen të informuar për vënien e euros në qarkullim në vendin tonë, dhe 41% shprehin mendimin e kundërt, tregon një anketë e Agjencisë “Trend”, njofton BGNES. 59% e të anketuarve e miratojnë iniciativën e presidentit Rumen Radev..
Sindikata e Specialistëve Mjekësorë Bullgarë deklaroi gatishmërinë për veprime proteste dhe një grevë efektive, siç duket qartë nga një qëndrim i postuar në Facebook drejtuar kryeministrit, ministrave të financave dhe shëndetësisë, avokatit të..
Parlamenti Evropian hapi një procedurë mbi kërkesën e autoriteteve belge për heqjen e imuniteteve të pesë eurodeputetëve, përfshirë ish-kryetarin e Kuvendit Popullor Nikolla Minçev nga “Rinovo Evropën”, njoftoi BTA. Kërkesa lidhet me një hetim mbi..
Në Sofje u hap Takimi i 20-të Botëror i Mediave Bullgare, i organizuar nga Agjencia Telegrafike Bullgare. Ai zhvillohet nën moton "Media dhe Dituria" dhe..
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve - 1 qershor, Hekurudhat Shtetërore Bullgare organizojnë një udhëtim tërheqës retro nga Sofja deri në Pernik..
Një pullë postare me rastin e 24 majit - Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të Alfabetit, Arsimit dhe Kulturës Bullgare dhe të Shkrimit..