Presidenti Rumen Radev i dorëzoi një mandat për të formuar qeveri kandidates për kryeministre, të emëruar nga grupi i dytë më i madh parlamentar në Legjislaturën e 45-të Kuvendit Popullor "Ka një popull të tillë" Antoaneta Stefanova. Ajo menjëherë e ktheu mandatin, duke thënë se ata nuk pranojnë të marrin pjesë në koalicione joparimore.
"Pikërisht në kriza si ajo e sotme Bullgaria ka nevojë për një qeveri të rregullt dhe efektive. I kuptoj dhe motivet tuaja, sepse një qeveri e qëndrueshme nuk mund të formohet në bazë të koalicioneve joparimore, "tha Radev pasi pranoi dosjen me mandatin e kthyer.
Shoqëria jonë ka qenë duke pritur për vite me radhë që Kuvendi Popullor të marrë vendime konkrete për ta sqaruar procesin zgjedhor, tha Radev. Ai akuzoi qeverinë në dorëheqje se po vazhdon të mos e aktualizojë të buxhetin, gjë që i privon pensionistët bullgarë nga mbështetja, tha Presidenti.
Tani Kreu i Shtetit duhet të vendosë se cilit nga katër formacionet e tjera do t’i japë një shans të fundit për të formuar qeveri. Nëse përpjekja e tretë në parlamentin e 45 dështon, Radev do të duhet të caktojë një qeveri të përkohshme, të shpërndajë Kuvendin Popullor dhe të thërrasë zgjedhje të reja.Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..