Bullgaria do të jetë pa kompromis përballë një kërcënimi ndaj sigurisë kombëtare, tha Kryeministri i dorëhequr Bojko Borisov. “Për fat të mirë, Federata Ruse ka një ambasador shumë serioz në Bullgari. Tregtia jonë me ta po rritet dhe kjo është e mrekullueshme. Por jemi pa kompromis. Shumë kohë përpara çekëve, shumë përpara të tjerëve ne kemi punuar. Shërbimet partnere e dinë se sa kohë kemi që punojmë!”
Ne nuk kemi asnjë interes në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë. Pas një analize, Ministria e Jashtme do të lëshojë një vendim mbi hetimin e filluar për ndërhyrjen ruse në shpërthimet në depot bullgare të armëve, tha Ministrja e Jashtme e dorëhequr Ekaterina Zaharieva. Para Nova TV ajo tha, se reagohet sa herë që ka veprime armiqësore në territorin e Bullgarisë.Deklarata e ministres Zaharieva u bë në 29 prill, kur Ambasadorja e Federatës Ruse në Bullgari Eleonora Mitrofanova u ftua në Ministrinë e Jashtme për bisedime.Ftesa erdhi pas komentit të Ministrit të Jashtëm rus Sergej Llavrov mbi një deklaratë të prokurorisë bullgare se bënë lidhje midis plasjeve në depot bullgare të armëve dhe veprimeve të inteligjencës ruse.
“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..