Sot të krishterët i përgëzohen njeri-tjetrit me fjalët “Krishti u ngjall!” duke mbajtur në zemrat e tyre një gëzim të madh sepse Shpëtimtari, me vetëmohimin e Tij, u tregoi atyre rrugën drejt jetës së përjetshme. Sepse vuajtja, e shndërruar në shpresë, mposht edhe vdekjen.
“Zoti ynë erdhi në këtë tokë që të bëhemi edhe ne bij të Perëndisë”, citon fjalët e Shenjtorit Irinej Lionski Ati Angell Angellov nga kisha e kryeqytetit “Shën Sofia – Urtësia e Zotit”. Përmes sakramentit të Ringjalljes së Shenjtë, Zoti lartëson natyrën njerëzore dhe i jep asaj atë që zotëronte në fillim - përjetësinë.
“Që në filozofinë antike tepër e qartë është e përshkruar besimi i njeriut në përjetësinë e shpirtit të tij – vazhdon prifti. – Ringjallja, e cila e përgatit njerëzimin për këtë përjetësi, e bën vet Zoti Jezu Krisht. Edhe sot e kësaj dite, kaq shumë vjet pas Ringjalljes, është e vështirë për ne të pranojmë që ky akt nuk i referohet vetëm barrës së përjetësisë së shpirtit, por si një e tërë - madje edhe pjesës materiale prej nesh.”
Ka njerëz të cilët që në rini e ndiejnë thirrjen e përjetësisë. Por ka edhe të tjerë të cilët synojnë pavdekësinë mezi kur binden në përkohshmërinë e gjithçkaje në këtë botë. Sipas Atit Angell Angellov e rëndësishme është që herët ose vonë të arrijmë në thelbin e Ringjalljes, në besimin e vërtetë dhe të pastër që Jezu Krisht na jep. Dhe në se nuk kemi frikë nga dhimbjet në rrugën tonë dhe kemi lidhje të fortë dhe të pastër me Zotin, do të fitojmë Hirin e Tij.
“Sprovat e jetës kurrë nuk janë një ndëshkim – thotë prifti Angell Angellov. – Nuk duhet të mendojmë për Zotin si për një gjykatës, i cili na ndëshkon për gjithçka të cilën e kemi bërë në këtë botë. Kjo dashuri e pakufishme nuk mund të ndëshkojë. Por ka momente, kur duke dashur të dalim nga kujdesi i Zotit – sepse jemi të dhuruar me vullnetin e vetë, bëjmë shumë shëmti. Atëherë te ne vijnë sprovat. Sidoqoftë ato nuk janë ndëshkim, por një mjet për të fërkuar një besim edhe më të fortë te ne. Jam e bindur, se pas çdo sprove secili prej nesh bëhet shumë më i fortë në besim.”
Sot njerëzimi kalon përmes një sprove duke përjetuar pandeminë e koronavirusit. “Duhet të jemi të qartë për atë që jemi, çfarë është bota dhe çfarë duhet të kërkojmë në këtë botë, sepse kohët e fundit të mirat materiale na pushtuan dhe të paktën mendojmë për tjetrën që është mbi këtë botë”, thekson lidhur me këtë prifti Angellov. Sipas tij kjo sprovë duhet të na shërbejë si një kthjelli dhe pastrim i mendjes dhe një mundësi për të ngopur veten me “këtë besim të mrekullueshëm dhe të mahnitshëm të Krishtit”.
Mirëpo, a bëmë më të përulur, më besimtar dhe më të mëshirshëm?
“Po, ne jo gjithmonë i tregojmë tiparet tona të mira, por në shumicën e rasteve mendoj se jemi vërtet të mirë – përgjigjet prifti. – Shumë njerëz pikërisht në kohën e pandemisë treguan ndjeshmërinë e tyre dhe ajo u bë udhëheqëse në jetën tonë.”
Mrekullia e Ringjalljes po ndodh çdo ditë në çdo një zemër – deri në Gjykimin e Fundit të Krishtit. Sipas apostullit Pavell Ringjallja është kremtja më e mrekullueshme e besimit të krishterë.
“Nëse Krishti nuk u ringjall, besimi është bosh dhe ne jemi akoma në mëkat – shton Ati Angell Angellov. - Kjo festë nuk e duron në vetveten zgjuarsinë, por përshëndetjen që çdo i krishterë u thotë vëllezërve të tij: “Krishti u ringjall!” dhe përgjigja – “Me të vërtetë u ringjall!”. Kjo i jep kuptim tërë jetës sonë tokësore, sepse Zoti ynë vullnetarisht e pranoi vdekjen dhe në këtë absurditet të Zotit të vdekur e ngriti natyrën njerëzore dhe e pajisi atë me përjetësinë.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..