7
70 vjet më parë, saktësisht në Ditën Ndërkombëtare të Punës, u mbajt koncerti i parë i Ansamblit Folklorik Shtetëror, i cili sot mban emrin e themeluesit të tij Filip Kutev. Dekreti për krijimin e tij u lëshua shumë më herët, por duheshin muaj për të mbajtur konkurse dhe për të formuar një kor, orkestër dhe formacion vallëzimi. Kjo është arsyeja se pse paraqitja e parë publike e Ansamblit konsiderohet data e lindjes së këtij institucioni prestigjioz kombëtar.
Gjatë viteve të kaluara autoritetin e Ansamblit e kanë formuar disa prej këngëtarëve më të njohur të muzikës popullore - këngëtaret Vëllkana Stojanova, Verka Siderova, Nadka Karadxhova, Janka Taneva, fyelltari Nikolla Gançev, si dhe kompozitorët Krasimir Kjurkçijski, Stefan Dragostinov, Zhivka Klinkova, koreografja Margarita Dikova dhe shumë të tjerë. Shumë vite me radhë drejtoresha e Ansamblit ishte Elena Kuteva, vajza e Filip Kutevit.
Në fillim të vitit 2021, Ansamblin e kryesoi Georgi Andreev, i cili gjithmonë ka thënë se për të puna në Ansambël është një kënaqësi, një fushë për eksperimente dhe krijimtari.

"Pjesa më e madhe e jetës sime të vetëdijshme profesionale ka kaluar në të," tha kompozitori. - Fillova të punoj si dirigjent i orkestrës para se të diplomoja në Akademinë Kombëtare Muzikore" Panço Vlladigerov". Kjo është një nga arsyet se pse nuk emigroj, siç bënë shumë kolegë të mi, duke kërkuar mundësi për t’u zhvilluar jashtë vendit. Që në vitet e mia studentore unë isha realizuar si muzikant. Pas 27 vitesh punë mund të them se e njoh Ansamblin në detaje, me të gjitha cilësitë dhe perspektivat e tij. Ky është një formacion me një histori të madhe. Ai dha fillimin, përvijoi rrugën e zhvillimit të zhanrit, i cili në thelb është një art profesional, i krijuar në bazë të burimeve folklorike ".

Sot pothuajse në çdo qytet të madh në vendin tonë ekziston një ansambël folklorik, krijuar sipas modelit të "Filip Kutevit", ndërsa në repertorin e koreve tona folklorike dhe akademike janë të pranishme orkestrime ose këngë origjinale të krijuesit të tij.
"Filip Kutev ka dy merita të mëdha, përveç rolit të tij si kompozitor - thotë Georgi Andreev. - Ai ringjall kulturën e muzikës popullore, e cila pothuajse ishte humbur. Duke imituar modelet e reja perëndimore që hynin në vendin tonë rreth Çlirimit, folklori urban lulëzonte, në dallim të atij fshatar. Në këtë kuptim, roli i Filip Kutevit është i madh. Përveç ringjalljes së folklorit, ai e vendosi atë mbi një bazë profesionale, duke e kthyer në një art skenik të rikrijuar nga kompozitorët dhe koreografët. Ajo që më ka magjepsur gjithmonë në Ansambël është shpirti, ndjenja se këtu kërkohen, ruhen dhe zhvillohen traditat tona. Unë admiroj entuziazmin e të gjithë artistëve - koristët, orkestruesit, valltarët, sepse pagat që ata marrin janë shumë të vogla. Motivimi i vetëm që i bën njerëzit të punojnë është dashuria për atë që bëjnë dhe besimi se ata janë pjesë e diçkaje për të cilën ia vlen të japin energjinë e tyre, pavarësisht nga shpërblimi financiar. Sigurisht, ne do të bëjmë çmos për ta ndryshuar këtë, por kjo është çështje kohe.

Tani për tani nuk mund të flasim për plane, por qëllimet tona janë që Ansambli të zhvillohet në një drejtim që nuk është marrë seriozisht deri më tani. Bëhet fjalë për prezantimin adekuat të mundësive të tij brilante në kushtet e një mjedisi krejtësisht të ri mediatik. Me rastin e 70 vjetorit po planifikojmë një koncert të madh në Sallën Nr.1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në vjeshtë, ku do të paraqesim më të mirën e repertorit tonë klasik, veprat bashkëkohore, përfshirë këtu dhe premierat ".
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES, Ani Petrova, philipkoutev.com, Facebook / @PhilipKoutev
Dy vajza të reja - Elisaveta Tasheva - eleeza dhe Rada Ilieva - kanë kënduar që në moshë të vogël, por gjithashtu kanë krijuar këngë të tyre origjinale. Tani, të bashkuara nga pikëpamjet e tyre të përbashkëta mbi muzikën, ato prezantojnë këngën e..
Grupi B.T.R. i jep fund turneut kombëtar me një koncert më 8 tetor në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje. Ashtu si edhe gjatë gjithë turneut, në koncert do të marrin pjesë edhe muzikantët nga grupi AHAT. B.T.R. nisin Turneun..
Disa ditë para koncertit të saj të dytë të madh në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (22 tetor), Mihaellla Fileva prezanton këngën e saj të re "Kush është ajo?" me një videoklip argëtues në frymën e filmit të shkurtër. Kënga fillimisht është..
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i..
Dyshja e njohur së fundmi "Molec" do të prezantojë albumin e saj të ri "Paraklis" (“Kishëza”) me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës..