OKB-ja shtroi në tryezë Çështjen e Qipros
Në Gjenevë po zhvillohet një takim joformal pesëpalësh nën egjidën e OKB-së kushtuar Çështjes së Qipros. Ky është takimi i parë që nga dështimi i negociatave gati 4 vjet më parë, raportoi korrespondentja e BNR-së Branisllava Bobanac nga Qiproja. Qëllimi i forumit të thirrur nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres është vendosja e pikave të kontaktit midis palëve në konfliktin e Qipros që të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme. Për herë të parë që nga viti 2017 në një tryezë u ulën krerët e dy komuniteteve të ndara – të qipriotëve grekë Nikos Anastasiadis, dhe të qipriotëve turq Ersin Tatar, ministrat e jashtëm të tre vendeve garantuese - Greqia, Turqia dhe Britania e Madhe, dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së. Pala qipriote greke po ngul këmbë për rifillimin e bisedimeve mbi bashkimin e Qipros si një federatë me dy komunitete me barazi politike, siç është parashikuar në rezolutat e OKB-së. Qipriotët turq paraqitën planin e tyre për të krijuar një ishull me dy shtete të barabarta sovrane. Sipas planit pavarësisht nga vendimi që do të merret, ai duhet të miratohet në referendume në të dy vendet, njoftoi Agjencia e Anadollit.
Socialistët fitojnë zgjedhjet parlamentare në Shqipëri
Më 25 prill në Shqipëri u zhvilluan zgjedhje parlamentare, të cilat u fituan për të tretën herë me radhë nga Partia Socialiste në pushtet. Pas ditës së zgjedhjeve, megjithë kufizimet për shkak të pandemisë, mijëra mbështetës socialistë u mblodhën në sheshin qendror të Tiranës Skënderbeu për të festuar fitoren. Partia e Kryeministrit Edi Rama grumbulloi gati 49% të votave, duke i dhënë asaj një shumicë në parlamentin me 140 vende. E dyta është Partia Demokratike e opozitës me gati 40% mbështetje. Pritet që Rama të mos jetë në gjendje të qeverisë vetë. Në fjalimin e tij të parë paszgjedhor, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi Ramën për përdorimin e parave "të ndyra" për fushatën. Ai tha se partia e tij është më e vendosur se kurrë për ta vazhduar betejën. Nga vetë partia kërkojnë dorëheqjen e Bashës për shkak të rezultatit të arritur.
Turqia ndaloi krejtësisht daljen në rrugë
Turqia shpalli një mbyllje të plotë në kuadrin e luftimit të pandemisë së Covid-19 për një periudhë prej 19 ditësh, transmetoi Radio Televizioni i Turqisë. Në një deklaratë pas një takimi të kabinetit presidencial, Presidenti Rexhep Taip Erdoan njoftoi se nga data 29 prill 2021, ora 19.00, deri më 17 Maj 2021, ora 05.00, në të gjitha rrethet e Turqisë ndalohet krejtësisht dalja në rrugë. Ndërpritet frekuentiminë shkollë, udhëtimet në distanca të gjata do të kufizohen në minimum, automjetet do të mund të udhëtojnë me vetëm 50% kapacitet, të gjitha vendet e punës do të mbyllen, përveç vendeve me pozicione kryesore. Supermarketet dhe dyqanet ushqimore nuk do të punojnë ditën e diel.
Brukseli i tha “po” Trafikut Ballkanik”
Festivali i 15-të Balkan Trafik përfundoi në Bruksel. Këtë herë muzikantët nga Ballkani, duke përfshirë fyelltarin bullgar Teodosij Spasov, sollën edhe më shumë shpirt në muzikën e tyre pasi vuajtën kufizimet për shkak të pandemisë, njoftoi Euronews. Sivjet forumi u zhvendos pjesërisht në një skenë interneti . "Qëllimi i festivalit është të tregojë se të gjithë jemi njësoj - me një kokë, dy krahë, dy këmbë, megjithëse ka akoma kufij mes nesh dhe më parë kishte luftëra dhe probleme serioze," tha para kanalit televiziv Nicolas Wieërs, organizatori i festivalit. "Trafiku ballkanik” do të thotë gjëra të tilla si prostitucion, ose rishitje makinash të vjedhura, por në rastin konkret ne jemi trafikantë kulturash." Që prej disa vitesh në festival përfshihen piktorë të rrugës nga PARCOURS Street Art - i pari prej tyre ishte bullgari Bozko. Këtë herë artistja kroate e Graffiti Jadranka Lacković pikturoi peshq të cilët lundrojmë lirshëm pa i respektuar kufijtë, komentoi Euronews.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara për spekulimet në lidhje me ndryshimin e kufijve ballkanikë
Sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-së, ekziston rreziku që "spekulimet në lidhje me ndryshimin e kufijve të Ballkanit Perëndimor mbi baza etnike të shkaktojnë paqëndrueshmëri në rajon" dhe kështu "të evokojnë kujtime të tensioneve nga e kaluara". Që prej disa kohësh ndër autoritetet evropiane qarkullon një dokument diplomatik jozyrtar, i ashtuquajturi “non paper” i cili propozon ndarjen e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë. "E ardhmja e qëndrueshme dhe prosperiteti i Ballkanit Perëndimor duhet të bazohet në qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, demokracinë multietnike dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore," tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price, transmetoi BGNES.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: aa.com.tr, EPA/BGNES, euronews.com, state.gov
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..
Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen..