Një nga shpellat më tërheqëse në Bullgari që ndodhet afër Asenovgradit do të hapet më 1 maj. Me rastin e fillimit të stinës së re turistike, 10 turistët e parë do të kenë mundësi ta vizitojnë falas. U njoftua se nuk do të lejohet hyrja njëkohësisht e mbi 8-10 vetave me qëllim respektimin e masave anti-epidemike.
“Dobrostanski Biser” /”Margaritari i Dobrostanit”/ nuk është shpellë e madhe, por në të mund të shihen edhe të tria format karstike – stalaktitet, stalagmitet dhe stalaktonet. Bëjnë përshtypje pellgjet e saj të vogla, që ndodhen njëri poshtë tjetrit.
Emri "Margaritari i Dobrostanit" vjen nga margaritaret e bukura shkëmbore që janë formuar gjatë shekujve në pellgjet e saj të kristalta. Këtu e kalon dimrin një koloni e vogël lakuriqësh të natës me një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për ekuilibrin në të gjithë zonën. Vendi është lehtësisht i arritshëm dhe i sigurt. Mund të vizitohet nga njerëz të të gjitha moshave, duke përfshirë fëmijët.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaFestivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, premton një udhëtim të paharrueshëm kulinar dhe kulturor në atmosferën autentike të..
Ministria e turizmit mori një certifikatë zyrtare anëtarësimi në rrugën prestigjioze kulturore evropiane "Rruga e Verës" (Iter Vitis). Ajo iu dorëzua Ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh në shenjë njohjeje të përfshirjes së Bullgarisë në..
Bordi Kombëtar i Turizmit do të hartojë një kalendar për turizmin kulturor në vend, njoftoi zëvendëskryetari i bordit, Martin Zaharievi, gjatë konferencës “Destinacioni Bullgaria në fokus për vitin 2026”, raporton BTA. Sezoni i kaluar veror ishte më i..
Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë..