Një nga shpellat më tërheqëse në Bullgari që ndodhet afër Asenovgradit do të hapet më 1 maj. Me rastin e fillimit të stinës së re turistike, 10 turistët e parë do të kenë mundësi ta vizitojnë falas. U njoftua se nuk do të lejohet hyrja njëkohësisht e mbi 8-10 vetave me qëllim respektimin e masave anti-epidemike.
“Dobrostanski Biser” /”Margaritari i Dobrostanit”/ nuk është shpellë e madhe, por në të mund të shihen edhe të tria format karstike – stalaktitet, stalagmitet dhe stalaktonet. Bëjnë përshtypje pellgjet e saj të vogla, që ndodhen njëri poshtë tjetrit.
Emri "Margaritari i Dobrostanit" vjen nga margaritaret e bukura shkëmbore që janë formuar gjatë shekujve në pellgjet e saj të kristalta. Këtu e kalon dimrin një koloni e vogël lakuriqësh të natës me një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për ekuilibrin në të gjithë zonën. Vendi është lehtësisht i arritshëm dhe i sigurt. Mund të vizitohet nga njerëz të të gjitha moshave, duke përfshirë fëmijët.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaAleko Konstantinov është shkrimtari i parë intelektual në skenën letrare bullgare. Ai njihet si gazetar, publicist, gjuhëtar me ndikim të madh në jetën publike që nga fundi i shekullit të 19-të. Edhe gjatë jetës së tij, dy veprat më të famshme të..
Shatërvani i ri këndues tashmë po pulson në qendër të Vërshecit. Atraksioni bashkëkohor e ka transformuar sheshin qendror dhe po shndërrohet në vend të preferuar për banorët vendas dhe turistët. Instalacioni impresionon me koreografi dinamike ujore,..
Mbi 800 nomadë digjitalë, sipërmarrës dhe krijues nga 50 shtete mbërritën në Bansko për edicionin e gjashtë të Bansko Nomad Fest – një nga ngjarjet më të mëdha ndërkombëtare për punë në distancë. Festivali, që zhvillohet deri më 29 qershor, ofron..
Mbi 800 nomadë digjitalë, sipërmarrës dhe krijues nga 50 shtete mbërritën në Bansko për edicionin e gjashtë të Bansko Nomad Fest – një nga ngjarjet..
Shatërvani i ri këndues tashmë po pulson në qendër të Vërshecit. Atraksioni bashkëkohor e ka transformuar sheshin qendror dhe po shndërrohet në vend të..
Aleko Konstantinov është shkrimtari i parë intelektual në skenën letrare bullgare. Ai njihet si gazetar, publicist, gjuhëtar me ndikim të madh në jetën..