Ishulli Shën Anastasija në Gjirin e Burgasit tashmë pret vizitorët e tij të parë për sezonin e ri. Më të paduruarit mund të vizitojnë ishullin që sot, 1 maj, njoftoi Bashkia e Burgasit.
Anija "Anastasija" do të kryejë tre xhiro në ditë nga Porti i Burgasit deri në ishull në orën 10:00, 13:30 dhe 15:00.
Në bordin e anijes dhe në ishull do të respektohen të gjitha masat anti-epidemike, prandaj është e nevojshme të bëhet një rezervim paraprak.
Platforma panoramike “Vërhët” ("Maja"), një vend ikonik turistik në malin e Rodopeve, është rinovuar. Me iniciativën e Shoqatës Turistike "Kreposta - Mogilica", objekti, i vendosur në 1351 metra mbi nivelin e detit, u rinovua dhe mori një shtresë..
Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, premton një udhëtim të paharrueshëm kulinar dhe kulturor në atmosferën autentike të..
Ministria e turizmit mori një certifikatë zyrtare anëtarësimi në rrugën prestigjioze kulturore evropiane "Rruga e Verës" (Iter Vitis). Ajo iu dorëzua Ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh në shenjë njohjeje të përfshirjes së Bullgarisë në..