“Ne jemi e vetmja parti që nuk kemi informacion në lidhje me konsultimet për zgjedhjen e përbërjes së re të Komisionit Qendror Zgjedhor dhe nuk e dimë se çfarë kriteresh duhet të plotësojnë anëtarët e saj”, tha deputeti nga GERB Toma Bikov në lidhje me informacionin se Presidenti Rumen Radev organizon konsultime për anëtarët e rinj të komisionit. Deputeti shtoi se partia e tij nuk ka vendim se cilat duhet të jenë propozimet e tyre. “Ne nuk kemi asnjë informacion në lidhje me atë që po ndodh dy muaj para zgjedhjeve”, shtoi ai në brifingun e dytë të jashtëzakonshme të ditës të GERB. Toma Bikov gjithashtu tha se legjislacioni zgjedhor është bërë në mënyrë që forcat politike pranë presidentit të fitojnë, si dhe ai vetë në votimin e ardhshëm për kreun e shtetit.
Bullgaria nuk do të tërhiqet nga qëndrimi i saj parimor mbi integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor dhe po i respekton angazhimet e saj, por gjithashtu këmbëngul që Maqedonia e Veriut të respektojë marrëveshjet e arritura. Këtë e tha në margjinat..
Bullgaria është e vlerësuar sipas meritave të saj për përmbushjen e kritereve të konvergjencës së Maastrihtit, gjë që tregon ngjashmërinë e ekonomisë bullgare me kërkesat e Bashkimit Evropian për qëndrueshmëri dhe stabilitet, tha kryeministri Rosen..
Paga mesatare në tremujorin e parë të këtij viti në vend arriti në 2443 leva - 11% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, sipas informacionit të Ministrisë Sociale, njoftoi reporterja e BNR-së Cvetelina Stojanova. Pagat ishin..
Bullgaria mori pjesë në forumin ndërkombëtar “Rruga Evropiane e Trashëgimisë së Kripës”. Iniciativa u mbajt nga 5 deri më 8 qershor në Minierën Wieliczka..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 20°. Në Sofje do të jetë 14°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell, në mëngjes me..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 19°. Në Sofje do të jetë 16°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas drekës do të..