Sipas traditës edhe sivjet më 4 maj përfaqësues të Ambasadës Bullgare në Maqedoninë e Veriut shënuan 118 vjetorin e vdekjes së revolucionarit bullgar Goce Delçlev në varrin e tij në Kishën “Shpëtimtari i Shenjtë” në Shkup.
Në fjalën e tij, Ambasadori Angel Angelov theksoi se “Goce Dellçev sakrifikoi jetën për lirinë e vëllezërve të tij dhe përkundër peripecive të fatit tonë të vështirë, do të mbetet një simbol i ndritshëm i vetëmohimit në historinë e përbashkët dhe në të ardhmen e përbashkët evropiane të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut”.
Goce Dellçev është një nga revolucionarët më të mëdhenj bullgarë. Ai ishte udhëheqës dhe ideolog i Komiteteve Revolucionare Bullgare të Maqedonisë dhe Edrenesë, emëruar më vonë VMORO (Organizata e Brendshme Revolucionare e Maqedonisë dhe Edrenesë).
Ministrat e punëve të brendshme, Daniel Mitov, dhe ai i zhvillimit rajonal dhe rindërtimit, Ivan Ivanov, diskutuan procedurat e para për rikuperimin e dëmeve nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, njoftoi zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore dhe jugqendrore të vendit, reshjet do të dobësohen, por megjithatë në disa vende do të ketë reshje të..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet nëse nuk përmbushen kushtet e nevojshme, njoftoi një zëdhënës i institucionit gjatë një konference..
Shoqata Kombëtare e Mbarështuesve të Deleve dhe Dhive kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Bujqësisë Georgi Tahov dhe drejtorit të Agjencisë së Ushqimit..
“Sot kemi një lajm dhe ai është se Lukoil më në fund ka gjetur një blerës për rafinerinë e Burgasit. Këtë nuk e kuptojmë përmes një letre zyrtare nga..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të jenë të ndryshueshme;..