Bojko Borisov: Bullgaria doli nga vala e tretë e Covid-19
Bullgaria doli nga vala e tretë e koronavirusit. Kjo u njoftua nga Kryeministri i dorëhequr Bojko Borisov, duke iu referuar një studimi i Institutit “Robert Koch”.
Ai vuri në dukje se ky rezultat i mirë në vendin tonë u arrit me masa shumë më të lehta sesa në vendet e tjera ku kishte një mbyllje të plotë.
Sipas Institutit “Robert Koch”, vendi ynë tashmë po hyn në zonën në rrezik të infektimit me Covid-19 pasi të dalë nga zona e vendeve me rrezik të lartë.
9 për qind rezultuan pozitivë për koronavirus
631 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari.
9.38 për qind e 6724 testeve janë pozitive, sipas të dhënave në Portalin e Unifikuar të Informacionit në mesnatë. 56 veta vdiqën me Covid-19 të konfirmuar dhe 726 u shëruan.
6706 pacientë me infeksionin e koronavirusit trajtohen në spital, 649 prej tyre - në njësitë e kujdesit intensiv.
Shumica e rasteve të reja janë në Sofje - 206, Burgas - 43, Plovdiv - 38, Varna - 33.
Në 24 orët e fundit u dhanë 8887 vaksina. Personat total të vaksinuar me dozën e dytë janë 219 833.
Korridoret e gjelbra të vaksinimit mund të zgjaten
Gati 274 000 doza të vaksinës Pfizer-BioNTech kundër Covid-19 u furnizuan në vend këtë mëngjes. Ky preparat, si dhe vaksina AstraZeneca, do të vendosen në korridoret e gjelbra të vaksinimit deri në 9 maj. Ministri i dorëhequr i Shëndetësisë Kostadin Angellov deklaroi në një konferencë se do të bëhet analizë e dozave ekzistuese të vaksinave dhe nëse është e mundur korridoret e gjelbra do të zgjaten.
Ai tha se më 10 maj do të nisë një modul, ku mjekët e përgjithshëm do të jenë në gjendje të kërkojnë numrin e vaksinave që ata dëshirojnë dhe të marrin informacione se kur mund t’i marrin ato. Për momentin, mjekët rreshtohen në radhë të mëdha për të marrë vaksinat e nevojshme.
Hotelierët mbulojnë kostot e testeve PCR të turistëve rumunë
Turistët bullgarë dhe rumunë mbizotërojnë në bregdetin verior të Detit të Zi që nga fillimi i pushimeve të Pashkëve. Këtë e njoftuan hotelierët nga vendpushimet në afërsi të Varnës para BNR. Rumunët janë gjysmë më pak se në vitin 2019. Disa hotelierë filluan të mbajnë koston e testeve PCR të turistëve rumunë, të cilat u kërkohen atyre kur të kthehen në vend. Kjo masë për të tërhequr turistë po mendohet nga hotelierë të tjerë në vend.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..