Herë i butë dhe i dëgjueshëm, herë kokëfortë, gomari është ndihmës besnik i njeriut të paktën që prej 5000 vitesh, ndoshta edhe më shumë.
Nëse njeriu fillon të lexojë historitë bullgare për gomarë me gëzim do të zbulojë se kjo kafshë e zellshme gëzon qëndrim të mirë ndër fermerët modernë. Përfaqësuesit e kësaj specie shtazore po ulen në përmasë botërore dhe kjo është një gjë e natyrshme – puna bujqësore u ndryshua gjatë dekadave të fundit, ndërsa të rinjtë rrallë merren me bujqësi dhe blegtori. Numri i këtyre kafshëve është duke u zvogëluar edhe tek ne, por ka organizata të cilat merren me këto probleme. Rreth 7 vjet më parë në fshatin Baniçan u krijua një strehore për gomarë “të pensionuar”.
Ajo vazhdon të punojë edhe më sot edhe u kthye në një atraksion origjinal turistik – për shkak të këtyre kafshëve të lezetshëm me veshë të gjatë, nja 50 për nga numri, dhe të rajonit të bukur përreth.
“Poshtë gomarllëku te njeriu, respektoni njerëzinë te gomari!”
Nën këtë moto që nga viti 1971, me ndërprerje të përkohshme, në qytetin Gurkovo, rajoni i qytetit Stara Zagora, zhvillohet “Bio rali” – një garë, por jo me vetura, por me gomarë që quhet edhe “Rali e Gomarëve”. Ideja iu përket tre studentëve të cilët deshën të lëvdojnë vendin e tyre të lindjes. Kjo është edhe gara e parë e këtij lloje në botë madje edhe u patentua si e tillë. Ndër disiplinat e detyrueshme është vrapimi me karroca të pikturuara në mënyrë autentike me gomarë të mbërthyer.
“Hip gomarin, lavdëro kalin!”
Tek ne gomari gjithnjë ka qenë ndër kafshët shtëpiake të cilat mbaheshin në shtëpi kryesisht për ngarkesë. Ai është “kali i të varfrit”. Konsiderohej se bullgarët më të pasur nuk duhej të hipnin gomarë në mënyrë që të mos dëmtohej autoriteti. Pozita më e ulët e gomarit në krahasim me kalin haset edhe në disa nga ritet bullgare. Për shembull, nëse në natën e parë të martesës rezulton se nusja nuk është “e ndershme”, vjehrri gjen një gomar dhe e bën gruan e re të hipë mbi të pa shalë, vetëm me këmishë dhe jo hipur si zakonisht, por me fytyrë te bishti. Kështu e turpëruar përgjithmonë ia kthen babait.
Krahasimet e lidhura me disa tipare të karakterit të gomarit zënë vend të madh në gjuhën tonë të përditshme. Të mos flasim sa shpesh përmendim “kokëfortësinë e gomarit”. Edhe kishte kohë kur mendohej se nuk është e udhës që njeriu të presë flokët në mars kur qethin gomarët.
Bullgari shpesh preferonte gomarin sepse është i durueshëm, i guximshëm, ha pak, punon shumë, mban pesha të mëdha dhe nuk refuzon të kalojë terrene të vështira të cilat kafshët e tjera nuk do të përballen. Në disa përralla popullore gomari është më i urtë se sa kali.
Historia më interesante për gomarët padyshim është kjo që në vitin 2018 u shpall Dita Botërore e Gomarit. Ideja është i Dr.Abdul Raziq Kakar nga Beluxhistani Verilindor i Pakistanit. Objekti kryesor i studimeve të tij shkencore ishte deveja. Për Radio Bullgarinë Dr.Abdul Raziq Kakar shkroi:
“Përderisa studiova devetë mësova, se gomari ka rol të rëndësishëm si një kafshë ngarkuese, që reziston ndaj mungesës së ujit dhe ushqimit. Menjëherë pasi përfundova disertacioni i doktoratës fillova të studioja gomarin. Shkrova disa artikuj, gjeta lloje të ndryshme dhe bashkësi gomarësh. Fillova të komunikoja me njerëz nga mbarë bota të cilët kanë interes ndaj këtyre kafshëve. Kështu zbulova Peta Jones, e cila përkrahu kauzën time për Ditë Botërore të Gomarit. Ajo sugjeroi datën 8 maj pasi është një javë pas Ditës së Punës, ndërsa gomari është një punëtor i rëndësishëm, apo jo!
Kur shpallëm Ditën Botërore të Gomarit zbuluam se njerëzit shfaqin interes të madh. Iniciova një faqe në Facebook dhe për një kohë të shkurtër u bashkuan shumë njerëz. Interesi ndaj gomarit në botë po rritet dhe ky fakt më bënë shumë të lumtur. Vendi juaj është ndër habitatet e gomarit dhe njerëzit akoma shfaqin një respekt të madh ndaj kësaj krijese të rëndësishme.”
Sipas Dr.Reznik më 8 maj është mirë të mësojmë historinë dhe natyrën e gomarit dhe të nderojmë këta punëtorë të palodhur.
Gëzuar Ditën Botërore të Gomarit!
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv, Pixabay, starazagora.utre.bgFshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..
"Në një rajon të gjerë në Bullgarinë Veriore, kalorësi Shën Theodhor perceptohet si një personazh djallëzor. Përkufizimet popullore për të janë si më poshtë: një shenjtor vampir, përbindësh ose goblin... Ai vizitonte festat e beqarëve, të cilat ishin të..
Martenica (verorja) është një nga simbolet e Bullgarisë - konsiderohet si një pararojë e pranverës dhe largimit të errësirës. Çdo vit më 1 mars, edhe larg atdheut, ne bullgarët i zbukurojmë të afërmit dhe miqtë tanë me fijet e përdredhura të bardha e të..