Në një ceremoni në Sallën e Stemës në Presidencë qeveria e re teknike e Bullgarisë, e kryesuar nga Kryeministri Stefan Janev, bëri betimin. Kreu i Shtetit Rumen Radev përshëndeti ministrat e rinj për guximin e tyre për të marrë përgjegjësi në situatën e tanishme të vështirë. Presidenti paralajmëroi Këshillin e Ministrave se i presin muaj të vështirë dhe trashëgiminë e Kryeministrit të deritanishëm Bojko Borisov.
"Unë nuk bëj premtime boshe, por garantoj me të gjithë autoritetin dhe përvojën time se do të punoj me ndershmëri dhe në interes të shoqërisë," tha Kryeministri i përkohshëm Stefan Janev. Si përparësi kryesore të qeverisë ai përshkroi organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe fillimin e zgjidhjes së problemeve të akumuluara në vend.
"Edhe pse e përkohshme, qeveria e tanishme ka ambicien të jetë një qeveri e unitetit demokratik," tha Presidenti Rumen Radev. "Ajo përfshin njerëz nga e majta, qendra dhe e djathta, profesionistë politikisht neutralë, ekspertë, sipërmarrës të pavarur dhe persona që shprehin pakënaqësinë e shoqërisë, përfaqësues të rretheve akademike. Ajo provon atë që nuk u arrit nga Legjislatura e 45-të e Kuvendit Popullor - se demokratët me ngjyra të ndryshme mund të kapërcejnë ndarjen dhe të bashkohen rreth kauzës së një Bullgarie të lirë dhe demokratike ".
Sipas Kreut të Shtetit, jeta e shkurtër e ish-Parlamentit bullgar nuk ishte e kotë. "U dëgjuan mendime të pashprehura në vazhdim të shumë kohe, shpirti i parlamentarizmit dhe i fjalës së lirë u ringjall. Parlamenti i 45-të nuk realizoi përfytyrimet e njerëzve për një qeveri të re, ky është një mësim për të gjitha partitë në prag të fushatës së re zgjedhore, "paralajmëroi Rumen Radev.
Mbi 95% prej zjarreve në vend janë për shkak të neglizhencës ose qëllimit, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov, pasi inspektoi masat në vend të marra nga shtabi operativ për t'u përballur me katastrofën në rajonin e Strumjanit. Falë organizimit të..
Sllovenia u bë vendi i parë në Evropën Lindore që legalizoi vetëvrasjen e asistuar Parlamenti i Sllovenisë e miratoi përfundimisht Ligjin për vetëvrasjen e asistuar me 50 vota “pro” dhe 10 “kundër”, duke e kthyer vendin ballkanik në të..
Qëndrimi i Bullgarisë për luftën në Rripin e Gazës mbetet i pandryshuar. Prioriteti duhet të jetë përmirësimi i situatës humanitare në Gaza dhe arritja e një zgjidhjeje të qëndrueshme paqësore të bazuar në dy shtete. Kjo u deklarua nga Ministria..
Mbi 95% prej zjarreve në vend janë për shkak të neglizhencës ose qëllimit, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov, pasi inspektoi masat në vend të marra nga..