Sipas një besimi të lashtë popullor, të gjitha erërat lindin në prag të Krishtlindjes dhe pagëzohen Ditën e Bekimit të Ujit (në janar). Në folklorin bullgar, erërat kanë emra të ndryshëm, në varësi të drejtimit nga ku vijnë – Juzhnjak, që fryn nga Jugu, Severnjak që fryn nga Veriu, etj. Ekzistojnë edhe erëra “të poshtme” që vërtiten nën tokë dhe ato “të sipërme”, që lëvizen lart mbi retë. Ndonjëherë erërat debatojnë me njëri-tjetrin. Kështu dikur Era e Veriut ftoi të gjitha erërat në pallatin e saj të akullt. Era e Jugut refuzoi të shkojë sepse dinte forcën e vetë dhe nuk deshi të shkrijë gjithçka përreth. Por erërat e tjera ishin tepër këmbëngulëse dhe gjithsesi ajo shkoi. Sidoqoftë ajo nuk mund të përmbahej dhe nxori ajrin e ngrohtë. Vëllai i tij Verior u zemërua dhe e goditi. Për njeriun mendjelehtë tek ne thonë “Ka vetëm erë në kokën e tij”.
Çfarë histori dhe proverba të tjera për erërat ka populli ynë do të mësoni nga botimi “Fryje moj erë” – përfytyrimet popullore për erën” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpilues: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 30 nëntor, Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shenjtorit Apostull Andrea . Ai është vëllai i Apostullit të shenjtë suprem Pjetër dhe quhet i Parëthirrur sepse ishte i pari nga apostujt që ndoqi Shpëtimtarin. Që në moshë të re ai..
Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga nxënësit më të shquar të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodij , ndër Shtatë Shenjtorët - mësuesit e..
Më 24 nëntor, Kisha Ortodokse nderon Shën Katerinën, e cila ishte një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Ajo jetoi në fund të shekullit III dhe fillim të shekullit të IV dhe rridhte nga një familje fisnike në Aleksandri të Egjiptit. Në..