Shkrimtarë dhe poetë bullgarë nga Ekuadori, Brazili, Argjentina, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara morën pjesë në një takim letrar virtual “Kombësia nuk bie atje ku jeton njohuria” organizuar me iniciativën e Nënpresidentes Ilijana Jotova. Në takim Presidenti Rumen Radev vuri në dukje se vendi ynë duhet të mbajë lidhje më të ngushta me bullgarët e denjë që ruajnë fjalën bullgare mijëra kilometra larg atdheut. “Bullgaria është kudo në botë ku ka një person që flet, mendon dhe ëndërron në bullgarisht”, theksoi Radev.
Pjesëmarrësit unanimisht mbështetën idenë e Nënpresidentes Jotova për të krijuar një Institut Kombëtar Kulturor Bullgar, qëllimi kryesor i të cilit të jetë zgjerimi i ndikimit kulturor të Bullgarisë në të gjithë botën.
Poeti dhe autori i haikut nga Plovdivi, Vlladislav Hristov, fitoi çmimin e madh në konkursin ndërkombëtar të haikut të organizuar nga Muzeu Memorial i Matsuo Basho në qytetin Iga të Japonisë. Për herë të parë, një bullgar ka marrë çmimin..
Ministri i Kulturës Marian Baçev hapi një stendë bullgare në Panairin e 77-të Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt. Ministrat shprehën mirënjohje për organizatorët nga Shoqata Bullgare e Librit, Instituti Bullgar i Kulturës në Berlin dhe diplomatët..
“Një libër plot humor, por edhe me të vërteta që mund të jenë të dhimbshme” – Peter Georgiev Ray hapi perden drejt romanit të tij të ri "Dita kur më morën virgjërinë", premiera e të cilit u zhvillua më 6 tetor në galerinë “Bullgarë” në kryeqytet...