Bullgaria do të ketë tre lojtarë në badminton në Lojërat Olimpike në Tokio. Këto janë dy herë kampionet e Evropës në dyshe, Gabriella dhe Stefani Stoevi dhe Linda Zeqiri. Lajmi u njoftua për BNR nga Drejtori Ekzekutiv i Federatës Bullgare të Badmintonit Antranik Kasabjan.
Të tria atletet morën pjesë gjithashtu në lojërat në Rio de Janeiro në vitin 2016. Stoevi janë në vend të tetë në klasifikimin për Tokion dhe janë çifti i parë evropian. Linda Zeqiri renditet në vendin e 32-të për Lojërat Olimpike.
“Botev Plovdiv” organizon sot, 11 mars, një ballo bamirësie për të festuar 113 vjetorin e themelimit të klubit profesionist të futbollit. Mjetet e mbledhura do të mbështesin dy fushata - për ndërtimin e monumentit të futbollistit..
Qitëset bullgare fituan një medalje argjendi dhe një bronzi në ditën e parë të Kampionatit Evropian të Qitjes Sportive në Osijek të Kroacisë. Në garën ekipore të pistoletës 10 metra, Antoaneta Kostadinova, Mirosllava Minçeva dhe Adiell Ilieva u..
Edhe pse konsiderohej autsajder, Viktoria Tomova e nisi me një fitore turneun e tenisit në Indian Wells kundër Ollga Danilloviç të renditur 20 vende më lart. Bullgarja nuk i dha asnjë set pas 98 minutash lojë - 6:2, 6:3. Tomova kishte një përparësi në..
Stilijana Nikollova , e cila përfundoi e dyta në garën e gjithanshme në Kupën Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje, fitoi medalje të arta në..