Miliona euro nga trafikimi i migrantëve në Ballkanin Perëndimor
Pandemia nuk prek biznesin me migrantët në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Tregu për kontrabandën e migrantëve në këtë pjesë të kontinentit grumbullon të paktën 50 milion euro të ardhura në vit. Kjo thuhet në një raport të Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional (GI-TOC), cituar nga BGNES. Sipas dokumentit, vlerësimi i tregut për kontrabandën e migrantëve lëvizet nga 11.8 milion në 17.7 milion euro në kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe nga 7.5 milion në 11.5 milion euro midis Greqisë dhe Shqipërisë. Sipas policisë, nga janari në shtator 2020, autoritetet kufitare parandaluan gati 25 000 përpjekje të migrantëve për të hyrë në Maqedoninë e Veriut në mënyrë të paligjshme nga Greqia. Sipas analizës, rrugët për migrantët shpesh janë rrugët në të cilat lëvizen narkotikët.
Rumania këmbëngul në një prani më të fortë të NATO-s në rajon
Bukureshti u bë organizator i takimit të radhës të nivelit të lartë të B9 të kryesuar nga dy themeluesit e platformës, Presidenti Rumun Klaus Johannes dhe Presidenti Polak Andrzej Duda. Pjesëmarrësit e tjerë në takim, përfshirë Bullgarinë, u bashkuan virtualisht. Në një bisedë me Presidentin e ShBA-s Joe Biden, Iohannis bëri thirrje për rritjen e pranisë së aleatëve të NATO-s në krahun lindor të Aleancës, përfshirë Rumaninë, në kontekstin e ngjarjeve në Ukrainë, njoftoi Radio Rumania. Në një deklaratë të përbashkët, pjesëmarrësit e forumit dënuan “veprimtarinë hibride agresive” të Moskës dhe shprehën mbështetje për sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë, Ukrainës dhe Moldavisë.
Negociatat e BE me Maqedoninë e Veriut - vetëm me pëlqimin e Bullgarisë
Maqedonia e Veriut nuk mund të fillojë bisedimet e anëtarësimit me BE nëse nuk zgjidh mosmarrëveshjen e saj me Bullgarinë. Këtë e deklaroi në një takim me Kryeministrin maqedonas Zoran Zaev Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, cituar nga BGNES. Gjatë vizitës së tij dyditore në Bruksel, Zaev përsëriti qëndrimin e tij se Maqedonia nuk do të pranonte bisedime me çmimin e identitetit dhe gjuhës maqedonase. Komisioni Evropian sqaroi se ata nuk mund të vendosin për një ndarje të mundshme të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt integrimit evropian dhe nëse është e nevojshme ajo duhet të merret nga Shtetet Anëtare.
Protesta në Turqi kundër Izrelit
Përpara Konsullatës së Përgjithshme të Izraelit në Stamboll u organizua një demonstratë proteste kundër sulmeve të forcave izraelite në Jerusalem dhe në Rripin e Gazës. Organizator i protestave është Fondacioni i Rinisë Turke. Protesta u organizuan gjithashtu në qytete të tjera turke. Në një mesazh, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se ata që qëndrojnë të heshtur rreth sulmeve të forcave izraelite kundër tempujve në qytetin e shenjtë edhe të tri feve qiellore dhe kundër palestinezëve bëhen ndihmës në dhunë, njoftoi Radioja dhe Televizioni Turk.
Greqia hapet për turistë
Autoritetet greke shpallën hapjen e vendit për turistët nga 14 maj, si dhe lehtësimin e masave të brendshme kufizuese kundër koronavirusit. Ora e mbrëmjes do të fillojë në orën 00:30 në vend të orës 23:00. Sistemi i dërgimit të mesazheve për largimin nga shtëpia po hiqet, lëvizja nga rrethi në rreth lejohet përsëri. Ata që dëshirojnë të udhëtojnë nga dhe në ishujt (me përjashtim të ishujve Lefkada, Salamis dhe Evia) përmes detit ose ajrit, kur rezervojnë bileta duhet të kenë certifikatë vaksinimi (14 ditë pas dozës së dytë), test negativ PCR të bërë 72 orë para udhëtimit ose rezultat negativ nga një test i shpejtë bërë deri në 24 orë para udhëtimit.
Beogradi dhe Athina nënshkruajnë marrëveshje për heqjen e roamingut
Serbia dhe Greqia do të nënshkruajnë një marrëveshje për heqjen e roamingut. Kjo u njoftua nga Kryeministrja Serbe Ana Bernabic gjatë Forumit Ekonomik në Delfi. Javën tjetër, Ministrja e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë Tatjana Matiç po largohet për në Athinë për të nënshkruar marrëveshjen, e cila do të hyjë në fuqi menjëherë.
Përpilues: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: EPA/BGNESMë 15 tetor, Shqipëria fillon negociatat thelbësore për anëtarësimin në BE Përfaqësuesit e përhershëm të BE-së në Bruksel vendosën njëzëri nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Fillimi do të jetë më 15 tetor me një konferencë..
Që nga sot, 27 shtator, Bullgaria është sërish në një fushatë zgjedhore 30 ditore. 28 parti dhe 11 koalicione paraqitën dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare dhe në..
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një Marrëveshje të Fqinjësisë së Mirë, e cila është pjesë e planit të zgjerimit të BE-së dhe askush nuk mund të tërhiqet prej saj, tha kreu i GERB-it, Bojko Borisov, i cili është edhe kryetar i..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen..