40 për qind e masiveve të mbjella me trëndafila vajore do të mbeten të pambledhura. Në vjeshtë disa nga prodhuesit do të asgjësojnë plantacionet, parashikon Asociacioni i Prodhuesve të Trëndafilave. Arsyet janë mungesa e tregjeve, njoftoi BNR. Mbledhja e trëndafilave do të fillojë më vonë dhe do të shoqërohet me probleme serioze, thekson prodhuesi Hristo Nikollov. Përpunuesit ofrojnë rreth 80 cent për kilogram, që është 50 eurocent më pak se sa pritej. Nuk ka punëtorë, gjithashtu tregje. Kjo është arsyeja pse disa nga destileritë nuk do të hapen fare, dhe disa nga pronarët do të braktisin të korrat. “15 000 ton ishin rendimentet e trëndafilit në vitin 2020. Unë mendoj se këtë vit do të biem nën 10 000 ton”, parashikoi Nikollov.
Borxhi i Bullgarisë për vitin 2024 është në përmasë prej 48.846 miliardë leva (24 miliardë euro) ose 24.1 për qind e PBB-së, sipas të dhënave paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Në vitin 2023, borxhi i vendit ishte 42.383 miliardë leva..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) rishikoi në një drejtim lart pritjet e saj për rritjen e ekonomisë bullgare në vitin 2025, por uli parashikimin e rritjes së PBB-së për vitin 2026. Në publikimin e rregullt tremujor të BNB-së "Parashikimi..
Bullgaria përballet me sfida të thella strukturore. Ekonomia karakterizohet nga vlera e ulët e shtuar dhe sfida rajonale, tha Dobri Mitrev, kryetar i Dhomës Industriale Bullgare. Ai prezantoi indeksin e Dhomës për “Efektivitetin e Politikës..