Për të nëntin vit radhazi në Bullgari do të mbahet një fushatë e madhe ekologjike kushtuar riciklimit të plastikës dhe leximit me titull "Libra për Plehra". Këtë vit mikpritësit do të jenë nëntë qytete, në dy fundjavë në maj dhe qershor. Fillimi është sot në Pleven, Veliko Tërnovo dhe Stara Zagora. Të dielën (16 maj) fushata do të zhvillohet në Pleven dhe për herë të parë në Ruse. Më 5 qershor do të mund të bashkohemi me veprimtarinë ekologjike në Sofje dhe Plovdiv, dhe më 6 qershor në Burgas dhe Kjustendill. Kudo koha e fillimit është në orën 10:00 dhe është planifikuar të zgjasë deri në orën 13:00.
Duke ndjekur shembullin e përrallës së famshme popullore bullgare "Kumbulla për plehra", fushata "Libra për Plehra" na fton të sjellim në pikat e caktuara një kilogram plastikë të riciklueshme, dhe në këmbim do të marrim një libër të zgjedhur dhe surpriza të tjera.
Që nga fushata e parë "Libra për Plehra" në vitin 2013 deri më tani, si rezultat i fushatës, në Bullgari janë ricikluar mbi 80 tonë mbeturina plastike dhe dhjetëra mijëra libra janë shpërndarë, bënë të ditur organizatorët e iniciativës ekologjike.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..