Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti dekoroi sportistë të shquar bullgar

Foto: BGNES

Me rastin e Ditës së Sportit Bullgar Presidenti Rumen Radev dekoroi në Presidencë sportistë të shquar bullgarë me Shenjën e Nderit të Kreut të Shtetit.

Trajnerja e gjimnastikës ritmike Neshka Robeva, kampioni olimpik dhe evropian i peshëngritjes Ivan Ivanov, notari Petër Stojçev, boksieri Kubrat Pulev dhe mundësja Tajbe Jusein u vlerësuan për shërbime të jashtëzakonshme në sportin bullgar dhe edukimin patriotik.

"Pranoni çmimet si një shprehje e mirënjohjes së thellë për të gjithë shoqërinë tonë për atë që po bëni për Bullgarinë," tha Radev në ceremoni.

Në emër të fituesve, Neshka Robeva citoi Pierre de Coubertin: "Në asnjë mënyrë sporti nuk mund të konsiderohet një objekt luksoz. Të gjitha sportet janë për të gjithë njerëzit." Kjo është sfida dhe dëshira e madhe - çdo ditë e vitit të jetë e përshtatshme për sport për të gjithë bullgarët, "tha Robeva.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rahim Rashaida solli një medalje të artë botërore për Bullgarinë në skermë

Në një konkurrencë me 180 garues nga 36 vende, Rahim Rashaida shënoi një sukses historik për skermën bullgare . Sportisiti nga klubi i skermës së Akademisë Kombëtare të Sportit me trajner Dimitër Nikollov fitoi vendin e parë në Kupën e Botës në Skermë për..

botuar më 25-02-17 10.28.PD
Radosllav Jankov

Snowboardisti Radosllav Jankov është i 3-ti në Kupën e Botës në sllallomin paralel

Snowboardisti slloven Žan Košir është fituesi i sllallomit gjigand paralel për Kupën e Botës në Val Saint-Comme të Kanadasë, pasi mposhti në finale austriakin Benjamin Karl. Bullgari Radosllav Jankov zuri vendin e tretë pasi fitoi Daniele Bagozza nga..

botuar më 25-02-17 9.57.PD
Ministri i Rinisë dhe Sportit Ivan Peshev (majtas) përgëzon Canko Cankov për paraqitjen e tij të shkëlqyer në Kupën e Botës Dimërore të Notit në Gdynia të Polonisë

Canko Cankov u kthye në Bullgari me tre medalje të arta

Canko Cankov u rikthye në tokën vendase në Burgas (Bullgaria Juglindore), pas pjesëmarrjes së tij të fundit në Kupën e Botës Dimërore të Notit në Gdynia të Polonisë pak ditë më parë. Notari bullgar fitoi tre medalje të arta - në 1000 m., 200 m. dhe 450 m.,..

botuar më 25-02-13 11.44.PD