Në një video-fjalim Ministri i Shëndetësisë Dr. Stojço Kacarov u bëri thirrje qytetarëve bullgarë që të vaksinohen. "80% e atyre që vdiqën nga Covid-19 ishin bashkatdhetarë tanët mbi moshën 60 vjeç. Ju kujtoj se vaksinimi është falas. Kohëzgjatja e masave anti-epidemike varet nga kur do të arrijmë imunitet kolektiv! Vaksinimi është falas. Çdonjëri duhet të vendosë vetë duke menduar për veten e vet dhe për të afërmit e vet! Unë nuk mund t’ju ruaj nga sëmundja, në qoftë se vetë ju nuk e dëshironi!” – tha Ministri Kacarov.
Nga 18 maji do të krijohen qendra logjistike në çdo bashki. Njerëzit mbi 60 vjeç dhe të sëmurët kronikë do të imunizohen atje nga e hëna deri të enjten. Nga e premtja deri të dielën do të vaksinohen të gjithë qytetarët, që kanë dëshirë, sipas rendit të regjistrimit të tyre.Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë..