Më 14 maj përfundoi integrimi i sistemit bullgar të certifikatës digjitale që vërteton imunizimin kundër Covid-19, një test negativ ose prania e antitrupave pas një infeksioni koronavirus me sistemet e vendeve të tjera evropiane. Kjo u njoftua nga Ministri i përkohshëm i Transportit, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikacioneve Georgi Todorov. Certifikata e vetme Evropiane e Gjelbër Digjitale pritet të hyjë në fuqi në 1 Qershor në mënyrë që të lehtësojë lëvizjen e lirë në BE.
Todorov gjithashtu njoftoi se 500 000 receta elektronike u lëshuan tashmë në vend. Sistemi përdoret në mënyrë aktive nga mbi 2300 mjekë të përgjithshëm dhe 2100 farmaci. Një urdhëresë aktuale përcakton që pas 1 qershorit, recetat në letër do të zëvendësohen plotësisht nga ato elektronike.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..