Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të shëruarit nga Covid-10 në 24 orët e fundit janë 6 herë më shumë se sa të infektuarit

Foto: Pixabay

457 janë rastet e reja të koronavirusit në vend. 3.3 për qind e 13 794 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Numri më i lartë i njerëzve të infektuar rishtas është në qytetin e Sofjes - 67. Ndjekin rrethet e qyteteve Varna me 39, Plovdiv me 35 dhe Sofje me 32. Asnjë rast i vetëm nuk është i regjistruar në rrethin Razgrad.

Vazhdon rënia e shtrimeve në spital. Në spital trajtohen 4379 pacientë ose 213 më pak se një ditë më parë. 485 janë në njësitë e kujdesit intensiv. Pacientët e regjistruar të sëmurë janë 30 483.

Të vdikurit me Covid-19 në 24 orët e fundit janë 36 njerëz. Të shëruarit janë 2782.

U dhanë 26 071 doza vaksinash në 24 orët e fundit. Numri i tyre i përgjithshëm arriti në 1 161 048. Me një cikël të përfunduar të imunizimit me 2 vaksina janë 440 924 njerëz.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Borisllav Gucanov

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale premtoi se nuk do të ketë të dëmtuar nga buxheti i parë në euro

Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, në lidhje me përgatitjen e projektbuxhetit për vitin 2026. “Nuk e di kush thotë se “rregulli..

botuar më 25-10-27 1.41.MD
Georgi Georgiev

Bullgaria pret që të hiqet nga “Lista Gri” e FATF-së

Deri në mesin e vitit 2026, Bullgaria duhet të hiqet nga “Lista Gri” e shteteve që nuk sanksionojnë në mënyrë të mjaftueshme pastrimin e parave që vijnë nga veprimtari të paligjshme. Këtë e deklaroi ministri i drejtësisë, Georgi Georgiev, për BNT...

botuar më 25-10-27 10.06.PD

Agjencia “Mjara”: Krimet dhe incidentet mbeten burimi kryesor i tensioneve

Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u kontrolluar” në një shkallë dhjetëpikëshe. Këtë e tregojnë të dhënat e një anketimi të Agjencisë..

botuar më 25-10-26 10.15.PD