Shkrimtari Georgi Bërdarov fitoi Çmimin Evropian për Letërsinë për romanin e tij “Absolvo te”. Kjo u njoftua nga vetë autori në Facebook.
“Unë e pranoj këtë çmim si një njohje të faktit se nuk heq dorë kurrë, se besoj shumë fort në kauzat për të cilat shkruaj dhe flas. Jam i bindur se falja që personazhet në romanin tim i japin njeri-tjetrit është mënyra e vetme për të dalë nga konflikti i çmendur arabo-izraelit, i cili edhe një këtë moment merr viktimat e radhës të pafajshme. Të gjithë ata dhe të gjithë ne kemi nevojë të themi:АBSOLVO TE!I falënderoj jurisë për njohjen e madhe, u falënderoj lexuesve për vlerësimet dhe mendimet e shumta pozitive!”, shkroi Bërdarov.
Georgi Bërdarov është docent i konflikteve etnofetare dhe demografisë dhe zëvendës dekan i katedrës “Gjeologji dhe gjeografi” në Universitetin e Sofjes. Ai është themelues dhe organizator i kursit më të suksesshëm të të folurit publik dhe të artit prej oratori në Bullgari.Ministri i Kulturës Marian Baçev hapi një stendë bullgare në Panairin e 77-të Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt. Ministrat shprehën mirënjohje për organizatorët nga Shoqata Bullgare e Librit, Instituti Bullgar i Kulturës në Berlin dhe diplomatët..
“Një libër plot humor, por edhe me të vërteta që mund të jenë të dhimbshme” – Peter Georgiev Ray hapi perden drejt romanit të tij të ri "Dita kur më morën virgjërinë", premiera e të cilit u zhvillua më 6 tetor në galerinë “Bullgarë” në kryeqytet...
Më 15 tetor, në Bibliotekën Rajonale "Dora Gabe" në qytetin Dobriç do të hapet Ekspozita Filatelike “Dobriç Fileks 2025”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 17 tetor dhe i kushtohet 85-vjetorit të rikthimit të Dobruxhës së Jugut në..
Më 8 nëntor, në orën 19:00, në Sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, për herë të tretë do të shpërblehen mjeshtrit dhe zejtarët më të mirë të..
Galeria Kombëtare ("Kuadrat 500") hap për herë të parë më 4 nëntor në orën 6:00 pasdite një ekspozitë të Christo-s dhe Jeanne-Claude, duke shënuar..