Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

KQZ po i kërkon qeverisë ndihmë për votën me makinë

Foto: BGNES

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) kërkoi ndihmë nga qeveria dhe ekspertët në organizimin e votimit me makina. Më shumë se 1000 makina votimi ka të ngjarë të jenë të nevojshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 korrikut, njoftuan nga KQZ.

KQZ gjithashtu po ndërmerr veprime për të fituar pronësinë e 9600 makinerive nga porosia e mëparshme. Në këto zgjedhje për herë të parë në të gjitha qendrat e votimit në Bullgari dhe jashtë saj votimi do të bëhet me makinë, përveç atyre me më pak se 300 votues.

Nga sot deri më 26 maj, KQZ po pranon dokumente për regjistrimin e partive dhe koalicioneve për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 korrikut.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare: Bankat në Bullgari janë gati për euron

Qytetarët duhet të qëndrojnë të qetë për futjen e euros në Bullgari nga 1 janari 2026, pasi Banka Kombëtare Bullgare (BNB) dhe bankat tregtare janë gati për të gjitha proceset që lidhen me konvertimin e monedhës dhe shpërndarjen e kartëmonedhave euro...

botuar më 25-11-04 2.28.MD
Rosen Zheljazkov

Kryeministri raportoi një ndryshim pozitiv në opinionin publik për euron

Pranimi i euros më 1 janar 2026 është “një nga etapat më të rëndësishme në rrugën evropiane të Bullgarisë”, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në konferencën “Bullgaria në prag të eurozonës” që u mbajt në Sofje.Në forumin e zhvilluar në..

botuar më 25-11-04 10.59.PD

Komision në Parlamentin Evropian do të monitorojë sigurinë rrugore në Bullgari

Komisioni për peticione në Parlamentin Evropian vendosi të ndjekë nga afër gjendjen e sigurisë rrugore në Bullgari. Kjo ndodhi pasi u shqyrtua kërkesa e Rozalina Gadjuçkova, e cila jeton në Mbretërinë e Bashkuar. Para eurodeputetëve, ajo deklaroi se..

botuar më 25-11-04 9.19.PD