VMRO, Volja dhe Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë (NFSB) do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 korrikut si një koalicion i quajtur Patriotët Bullgarë. Krerët e tre partive nuk do të marrin pjesë në listat e tij. Marrëveshja parazgjedhore u nënshkrua sot, njoftoi VMRO.
Prioritetet kryesore rreth të cilave bashkohet koalicioni janë rritja e të ardhurave dhe pensioneve, masat kundër monopoleve dhe karteleve, parandalimi i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri nga qeverisja e Bullgarisë dhe politika e jashtme e përgjegjshme kombëtare.
Ju kujtojmë se pasi koalicioni patriotik u shpërbë para zgjedhjeve për Legjislaturën e 45-të të Kuvendit Popullor, asnjë nga partitë patriotike nuk arriti të kapërcente pragun prej 4 për qind.
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione kundër Lukoil. Ai siguroi se tregu do të monitorohet me..
Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi legjislativ, njoftoi gazetarja e BNR-së Cvetelina Stojanova. Propozimi nuk do të rëndojë buxhetin e shtetit,..
Kuvendi Popullor miratoi përfundimisht, në lexim të dytë, ndryshimet në Ligjin për Nxitjen e Investimeve. Me këtë shtesë, asetet e kompanisë ruse “Lukoil” në Bullgari mund të shiten vetëm pas një vendimi të Këshillit të Ministrave dhe pas një qëndrimi..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..