Pjesëmarrësja bullgare në Eurovision Viktoria përfundoi e njëmbëdhjeta në finalen e madhe. Këngëtarja e talentuar mori gjithsej 170 pikë nga publiku dhe juria për këngën e saj "Growing Up is Getting Old" - së bashku me përfaqësuesen e Greqisë të renditur në vendin e dhjetë.
"Unë jam shumë e lumtur për Italinë, shpresoj se të gjithë bullgarët janë krenarë për performancën time në Roterdam," tha Viktoria e entuziazmuar pas finales. Paraqitja e saj në konkurs bashkoi shumë personalitete të famshme bullgare që i uruan sukses.
Bullgaria merr pjesë për herë të 13-të në Eurovision. Pjesëmarrja më e mirë bullgare deri tani është vendi i dytë i Kristian Kostov në vitin 2017.
"Fondacijata" (Fondacioni) prej kohësh e tejkaloi statusin e një grupi muzikor. Ai u bë një institucion i dedikuar kauzës së ndërtimit të urave midis së kaluarës dhe së tashmes me këngë bullgare të përjetshme. Doni, Ivan Leçev, Sllavço Nikollov..
Në fillim të viteve ’70 të shekullit XX, Bullgaria këndonte tre këngë që vazhdojnë të jenë shumë të dashura edhe në ditët e sotme. Në vitin 1970, “Një trëndafil bullgar” nga kompozitori Dimitër Vëllçev, në interpretimin e papërsëritshëm të Pasha..
"Kujtimi" është titulli i këngës më të fundit të Grupit “Ostava”, e cila na çon te albumi i ardhshëm i grupit. Përderisa kënga e tyre e mëparshme "Fajtori" ishte e mbushur me emocione të thella dhe probleme të përjetshme, "Kujtimi" kombinon një..