Qëllimi i miratuar për zvogëlimin e gazrave të serës me 55% deri në 2030 e vë Bullgarinë në një pozitë të vështirë, tha Presidenti Rumen Radev duke hyrë në Këshillin Evropian në Bruksel. "Në këtë situatë mundësitë e Bullgarisë për manovrim janë jashtëzakonisht të kufizuara. Prandaj, ne do të këmbëngulim për të marrë parasysh specifikat e shteteve të veçanta dhe startin e ndryshëm të vendeve anëtare. Do të insistojmë gjithashtu për futjen e masave të cilat ta mbrojnë konkurrencën dhe ta sigurojnë tolerancën sociale të tranzicionit të gjelbër, " tha ai.
Me rastin e diskutimit të certifikatës unike për Covid-19, Radev tha se dokumenti nuk duhet të krijojë pengesa dhe detyrime të reja dhe të çojë në diskriminimin e qytetarëve evropianë.Për të tretën ditë, deputetët nuk do të punojnë për shkak të mungesës së kuorumit. Kështu, kontrolli parlamentar mbi ministrat i planifikuar për çdo të premte u anulua. Arsyeja është se deputetët e shumicës dhe një pjesë e opozitës nuk u regjistruan..
Paketa e fundit legjislative për të siguruar pagesën e tretë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë u diskutua nga Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev me ekipin e Komisionit Evropian përgjegjës për reformat në kuadër të planit në Bullgari,..
Vetëm dy ura lidhin Bullgarinë dhe Rumaninë përgjatë kufirit tonë të përbashkët lumor prej 475 kilometrash - ky është një deficit transporti dhe një "perde e hekurt" e re në BE. Kjo u theksua nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Grozdan..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi...
Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..