Shtetas bullgarë që ktheheshin nga një udhëtim i organizuar në Greqi u vunë nën karantinë 10 ditore për shkak të testeve për Covid -19 në gjuhën greke të cilat ata i paraqitën para autoriteteve shëndetësore në pikën kufitare “Kullata”. Këtë e njoftoi Inspektorati Shëndetësor Rajonal në qytetin Bllagoevgrad.
“Punonjësit tanë kryen punën e tyre mirë. Ne nuk duhet të dimë greqishten”, theksuan nga inspektorati shëndetësor.
Në një urdhër të Ministrit të Shëndetësisë theksohet që me të hyrë në Bullgari, si bullgarët ashtu edhe shtetasit e vendeve të tjera të BE duhet të paraqesin teste negative PCR ose antigjeni, të shkruara në latinisht dhe të kryera në laboratorë të licencuar.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..