Ekspozita “Rryma përmes kohës” mund të shihet nga 27 maj deri më 19 shtator të këtij viti në Muzeun e Institutit Kombëtar Arkeologjik në Sofje. Në kuadrin e saj prezantohen 400 sende nga 60 objekte arkeologjike - enë qeramike, vegla dhe armë, bizhuteri prej ari dhe argjendi, monedha dhe statuja, nga neoliti i hershëm (6000 vjet para Krishtit) deri në Rilindje (shek. XIX).
Të gjitha këto sende u zbuluan gjatë studimeve më të mëdha shpëtuese arkeologjike vitet e fundit. Për periudhën mars 2019 – tetor 2020, u gërmuan 120 objekte arkeologjike përgjatë trasesë nga 474 km në Bullgarinë Veriore për zgjerimin e infrastrukturës së transportimit të gazit të Kompanisë “Bullgartransgaz”.
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..