Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filluan itineraret letrare nëpër Sofje

Foto: arkiv

Edicioni i tretë i udhëtimit letrar nëpër vendet emblematike për kulturën tonë në kryeqytet filloi me një tregim për dy nga revistat më të mëdha letrare bullgare që përpara më shumë se një shekulli -“Misëll”/ “Mendimi”/ dhe trashëgimtari i tij “Zllatorog”. Në rolin e guidit  në këtë itinerar hyri historiani letrar dhe teoricien profesori Mihaill Nedellçev, kurse pikënisja e tij ishte shtëpia e doktorit Krëstjo Krëstev në rrugën “Han Asparuh” numër 67. Sivjet, më 31 maj, mbushen 155 vjet nga lindja e kritikut letrar të parë profesional bullgar, shkrimtar, përkthyes dhe veprimtar shoqëror.  

Qëllimi i njerëzve është të shikojnë dhe të vlerësojnë qytetin në një mënyre të re, të përjetojnë vet momente nga historia jonë kulturore”, sqaroi Todora Radeva - drejtuese e fondacionit “Lexoje Sofjen”, përpara Radios Kombëtare Bullgare-Radio Sofja.

Për herë të parë shëtitje të tilla letrare janë organizuar gjatë vitit 2018. Që atëherë shumë njerëz tregojnë interes ndaj klasikëve bullgarë dhe vendeve të veçanta në Sofje, të lidhura me ngjarje të rëndësishme, me jetën dhe me krijimtarinë e tyre. Disa nga vendet nuk ekzistojnë më, por kujtimi për to dhe shkrimtarët është i gjallë, kurse itineraret letrare gëzojnë një interes të madh, tregojnë organizatorët e tyre.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Carevo dhe qytetet turistike përreth marrin frymë me ritmin e verës edhe gjatë shtatorit

Bregdeti ynë jugor i Detit të Zi vazhdon të presë qindra mijëra pushues edhe pas kulmit të sezonit turistik. Në fillim të shtatorit qytetet turistike ende marrin frymë me ritmin e verës, ndërsa bashkia bregdetare Carevo është përplot me turistë –..

botuar më 25-09-10 7.00.PD

Heraklea Sintika – qyteti antik që lidh natyrën dhe shkencën

“Heraklea Sintika është një trashëgimi natyrore dhe shkencore me rëndësi botërore!” – thekson Katja Stojanova, drejtoreshë e Muzeut Historik në Petriç dhe drejtuese e projektit “Restaurimi, konservimi, ruajtja, popullarizimi dhe zhvillimi i..

botuar më 25-09-08 8.20.PD

Turizmi i verës do ta vendosë Bullgarinë si një destinacion gjatë gjithë vitit

Zhvillimi i turizmit të verës si një produkt strategjik, duke plotësuar fushat e forta tradicionale në turizmin bullgar, i cili mund ta shndërrojë vendin në një destinacion gjatë gjithë vitit, ishte fokusi i takimit të Ministrit të Turizmit Mirosllav..

botuar më 25-09-02 9.59.PD