Tre nekropole nga epoka të ndryshme zbuluan arkeologët gjatë gërmimeve nëpër trasenë e autostradës së re rreth fshatit të rrethit të Vidinit - Sinagovci në /Bullgarinë Veriperëndimore/. Çdo një prej tyre jep dëshmi të rëndësishme për të kaluarën nëpër këto troje. Mbi 300 janë gjetjet deri tani, pjesa më e madhe nga të cilat janë armatime, fibula, zbukurime. Pjesa më e madhe janë në një gjendje shumë të mirë, sqaroi përpara Radios Kombëtare Bullgare -Vidin drejtuesi i gërmimeve docenti doktor Zdravko Dimitrov nga Instituti Arkeologjik Kombëtar me muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.
“Nga nekropoli i cili daton nga koha e trakëve, në fund të epokës së hershme të hekurt, diku rreth shekullit të 7-6 përpara lindjes së Krishtit, kemi të dhëna shumë interesante për kontakte me Ballkanin Perëndimor, me rajonin e Alpeve Lindore. Këto janë disa kontakte të njohura më dobët të fiseve trake. E njëjtë është gjendja me nekropolin, i cili daton nga epoka e hershme romake - shekulli i 1 pas lindjes së Krishtit. Kjo është tamam koha në të cilën krijohet dhe formohet Perandoria Romake dhe ajo e kolonizon këtë breg të poshtëm danubian. Kontaktet e para të fiseve vendase me kolonizatorët romakë, me njësitë ushtarake-legjionet, të cilët kanë qenë të vendosur nëpër kufirin e perandorisë në lumin Danub, janë shumë të rëndësishme dhe materialet nga ky nekropol japin dëshmi pikërisht për këtë.”
Gjetjet më të reja nga nekropoli i tretë - vargje me rruaza, unaza dhe vathë, datojnë nga shekulli i 10-11, ose nga koha e mbretërve bullgarë Simeon dhe Petër, saktëson arkeologu. Sipas fjalëve të tij “Kjo është diçka e cila po ndodh për herë të parë në rrethin e Vidinit dhe është shumë interesante dhe e rëndësishme për historinë tonë”. Puna mbi objektin arkeologjik në një sipërfaqe prej 60 dynymëve duhet të përfundojë në fund të muajit gusht.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ekipi i profesorit Vagalinski zbuloi dorën e djathtë të një statuje të Herakliut gjatë gërmimeve në pjesën lindore të forumit Herakleja Sintika. Dora e zbuluar ka një formë karakteristike të gishtërinjve të përkulur, tipike për mbështetjen mbi shkopin..
Për kryeqytetin tonë, gjatë viteve janë shkruar libra të panumërt që rikrijojnë si historinë e tij të jashtëzakonshme nga lashtësia e deri në ditët tona, ashtu edhe përshtypjet e udhëtarëve të ndryshëm që e kanë vizituar qytetin. Një vend të veçantë..
Gjatë kërkimeve arkeologjike në territorin e Akademisë Kombëtare të Arteve, u zbuluan 13 varre të lashta. Gërmimet filluan më 11 gusht, pasi një varr i lashtë tegul u regjistrua gjatë aktiviteteve të ndërtimit dhe riparimit në Ndërtesën Veriore..
Më 29 tetor shënohet Dita e Bullgarëve Besarabë. Ideja për këtë festë lindi në vitin 1938, kur në Bullgari u shënua solemnisht 100-vjetori i..