Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Maqedonia e Veriut pret në qershor vendim për negociatat me BE

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev tha, se argumentet e BE janë në mbështetje të Shkupit, ndërsa ekzistenca e qeverisë së përkohshme në Bullgari sugjeron se gjatë qershorit do të merret vendim për fillimin e negociatave. “Mendoj, se Presidenti Rumen Radev, i cili është një lider evropian, mund të bëjë një hap pozitiv i cili do t’i jap shans miqësisë sonë”, tha Zaev në një intervistë për Agjencinë Maqedonase “Fokus”. Sipas tij vijat e kuqe mbeten gjuha maqedonase dhe identiteti. Zaev komentoi edhe propozimin e partisë opozitare VMRO – DPMNE për të lënë Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë dhe për të nënshkruar një të re me më shumë garanci ndërkombëtare. Sipas tij, nuk është serioze që shteti të heqë dorë nga një kontratë që tashmë ka filluar ta zbatojë.

Serbia: Faljet e Zemanit për bombardimet hyjnë në histori

Falja e Presidentit Çek Milosh Zeman për përfshirjen e vendit të tij në bombardimet e vitit 1999 është një ngjarje historike. Këtë e deklaroi Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në një konferencë shtypi më 25 maj, cituar nga Radio dhe Televizioni Shtetëror Serb (RTS). “Deklarata e Presidentit Zeman është një balsam shërues për kombin serb. Kështu, ai hyri në historinë e Serbisë dhe kombit serb dhe do të hyjë në librat tanë të historisë”, tha Vuçiç. Presidenti serb vuri në dukje se Zeman ishte presidenti i parë në detyrë që bëri një falje të tillë. “Kombi ynë i vogël u sulmua nga 19 vende të huaja, të cilat gjithmonë do të thonë se ata ndërmorën bombardimet për shkak të katastrofës humanitare, për shkak të fëmijëve, por bombardimet vranë 72 fëmijë”, theksoi Vuçiç. Zeman kërkoi falje për bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999 dhe kërkoi falje nga populli serb gjatë vizitës së Presidentit Vuçiç në Pragë.

Incident me bullgarë në Kroaci ditët e fundit

Për tri incidente me sjellje jo të mirë ndaj shtetasve bullgarë në Kroaci ditët e fundit raportoi Ambasadorja bullgare në Zagreb Genka Georgieva, njoftoi botimi Jutarnji list. Kryeministri kroat Andrej Plenikoviç akuzoi për incidentin Presidentin Zoran Millanoviç i cili javën e kaluar kritikoi ashpër Bullgarinë për shkak të vonimit të negociatave të Maqedonisë së Veriut për aderim me BE. Në deklaratat e bullgarëve të prekur thuhet se agresioni kundër tyre u shfaq pasi bashkëbiseduesit e tyre morën vesh nga cili vend janë.

Trajnime të mëdha ushtarake në rajonin e Detit të Zi

Dy stërvitje të mëdha ushtarake ndërkombëtare janë duke u zhvilluar në rajonin e Detit të Zi që nga mesi i majit. Ushtarët e NATO-s po marrin pjesë në to, njoftoi BNR. Defender Europe 21 (“Mbrojtës i Evropës 21”) është një trajnim i cili që nga mesi i majit demonstron aftësinë e Komandës së Frocave Këmbësore të ShBA-s në Evropë dhe Afrikë për të shërbyer si një partner strategjik i sigurisë në Ballkan dhe Detin e Zi. Rumania është organizatore e fazës së tretë të stërvitjes „Steadfast Defender 21”(“Mbrojtësi i palëkundur 21”), i cili do të trajnojë një situatë në rast sulmi ndaj një shteti të paktit dhe reagimin e të gjithë anëtarëve të tjerë të Aleancës. Bullgaria merr pjesë edhe në dy stërvitjet rajonale të cilat do të vazhdojnë deri në mesin e qershorit. Kjo po ndodh në sfondin e një kërkese drejtuar NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara nga 9 vende (përfshirë Bullgarinë) për të forcuar krahun lindor të NATO-s, nga Baltiku deri në Detin e Zi.

Kryeministri Slloven Janez Jansha mbijetoi një votë mosbesimi

Parlamenti i Sllovenisë hoqi me 42 “pro” dhe 44 “kundër” votës së mosbesimit në Kryeministrin konservator të vendit Janez Jansha, njoftoi TASS. Votimi u iniciua nga katër parti të qendrës së majtë të opozitës, të cilët akuzuan Jansha për dështimin në trajtimin e pandemisë dhe në fushatën e vaksinimit, si dhe në presion mbi prokurorinë dhe Agjencinë Telegrafike Sllovene - STA. Në mënyrë që vota të kalonte, ajo duhej të mbështetej nga një minimum prej 46 deputetësh.

Përpilues: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: EPA/BGNES dhe maxportal.hr

Më shumë nga rubrika

Борис Руге в Хърватия , 30.10.24 г.

Ngjarjet me adresë ballkanike

Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..

botuar më 24-11-02 10.05.PD

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD

Votimi jashtë vendit nuk solli ndonjë surprizë të madhe

Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..

botuar më 24-10-30 8.10.PD