Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lindi bebja e parë shkabë e zezë 36 vjet pasi specia u shpall e zhdukur në vendin tonë

Foto: “Ballkani i Gjelbër”

Për herë të parë prej dekadave të tëra në Bullgari dhe më saktë në Ballkanin e Kotelit, doli nga veza një bebe shkabë e zezë /Еgypius monachus/. Ngjarja konsiderohet  si një sukses i madh, meqenëse është fryt i përpjekjeve të përbashkëta në vazhdim të shumë viteve mbi projektin evropian “Një e ardhme e ndritshme për shkabën e zezë”, që bashkon partnerë prej katër shteteve.

Gjatë vitit 1985 shkaba e zezë është shpallur për të zhdukur prej kohe në Bullgari, pavarësisht se në fillim të viteve 90 të shekullit të 20 është vënë re një çift i rastit i cili folezonte nëpër malet tona. Rikthimi i kësaj specie të rrallë, të rrezikuar globalisht, del se është një detyrë jo e lehtë  e cila kërkon kohë, përkushtim dhe bashkëpunim me partnerë nga Evropa.

“Në fillim filluam me shkabën griffon /Gyps fulvus/, e cila haset më shumë në Spanjë dhe Francë. Nga atje kemi importuar zogj që janë në gjendje të vështirë në këto vende, kanë kaluar përmes një shërimi dhe janë rimëkëmbur. Këto specie na ishin dhënë, që të mund t’u japim një shans të dytë për të jetuar mes natyrës bullgare” - tregon Ivelin Ivanov nga organizata Ballkani i Gjelbër, e cila punon mbi një projekt evropian.”

Dhe kështu, përpara rreth 12 vjetëve, përmes ndërtimit të të ashtuquajturave qeliza të adaptimit në katër vende në malin Stara Pllanina, u rifutën shkabat griffon të importuara nga Spanja dhe Franca. Në këtë moment mbi 30 çifte nga ky lloj bëjnë fole në rajon. I njëjti parim është përdorur për rikthimin e vëllait të tyre të zi -shkaba e zezë.


“Aty gjërat nisën përpara rreth 5 vjetëve - tregon Ivelin Ivanov përpara Radio Bullgarisë. Importuam shpendë nga qendrat e rehabilitimit në Spanjë dhe i vendosëm në po këto fole dhe kafaze në të cilat më parë kishim rivendosur shkabat e griffonit. Përpara 3 vjetëve ne nisëm lëshimin e tyre në natyrë. Këto janë kryesisht shpendë të rinj, u është e nevojshme kohë të bëhen të pjekur seksualisht dhe të fillojnë të riprodhohen. Dhe sivjet erdhi koha në të cilën bën fole dy çiftet e para. Njëri çift nuk arriti që të ketë të vegjël, por kjo është normale, kur bëhet fjalë për shpendë të tillë të rinj dhe pa përvojë. Por, për gëzimin tonë më të madh çifti tjetër tanimë ka trashëgimtarë! - nuk e fsheh gëzimin e vet Ivelin Ivanov.


Bebja shkabë e zezë klithi për herë të parë në Ballkanin e Kotelit në mesin e muajit maj. Nga “Ballkani i Gjelbër” ndjekin me vëmendje zhvillimin e saj në pritje të rritet pak, që të mund të  shënohet me transmetues satelitorë, në ngjashmëri të 11 shkabave të zeza në vendin tonë. Ndërkohë, po kërkohet emër për vogëlushin. Kështu që çdo një propozim është i mirëpritur!

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: “Ballkani i Gjelbër”




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kuzhina bullgare hyri në top 15 të Evropës

Kuzhina bullgare renditet e 14-ta nga të gjitha kuzhinat kombëtare në Evropë në renditjen prestigjioze të faqes së specializuar të kuzhinës TasteAtlas, njoftoi BNR Varna. Renditja bëhet çdo vit në bazë të vlerësimit nga përdoruesit e faqes. Bullgaria..

botuar më 24-06-24 1.25.MD

Dhurata e Rrëshajëve është jetë e bollshme

Të dielën e tetë pas Ngjalljes së Krishtit, ne kremtojmë një nga festat më të rëndësishme për mësimin e krishterë, Rrëshajën. Në këtë ditë, Fryma e Shenjtë - Personi i Tretë i Trinisë së Shenjtë - zbret në tokë për t'iu shfaqur dymbëdhjetë apostujve,..

botuar më 24-06-23 6.10.PD

Ditët e jogës mbledhin adhurues të praktikave shpirtërore në Bullgari

Për të dhjetën vit radhazi në ditët rreth 21 qershorit, shumë vende të botës festojnë festivalin e jogës. Në Bullgari, nga 15 deri më 23 qershor, 44 vendbanime, duke përfshirë qytetet më të mëdha - Sofje, Plovdiv, Stara Zagora, Burgas, Varna, Ruse,..

botuar më 24-06-22 9.10.PD