Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti dëshiron një hetim mbi incidentin me ushtarët amerikanë

Foto: BGNES

Është e papranueshme që jeta dhe qetësia e qytetarëve bullgarë të jenë rrezikuar nga formacione ushtarake, pavarësisht nëse ata janë bullgarë apo nga një ushtri e huaj. Këtë e tha Presidenti Rumen Radev para Ministrit të Mbrojtjes Georgi Panajotov dhe gjeneral-lejtënantit Ljubço Todorov, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkët.

Lidhur me depërtimin e ushtarëve amerikanë gjatë një stërvitjeje në një punëtori prodhimi afër Çeshnegirovo, Radev pret një inspektim të plotë për të identifikuar zyrtarët përgjegjës dhe për të rishikuar organizatën dhe masat e sigurisë. “Stërvitet me aleatët tanë në territorin e Bullgarisë duhet të kontribuojnë për më shumë siguri dhe besim në mbrojtjen kolektive dhe jo të krijojnë tension”, theksoi Presidenti.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Votimi jashtë vendit përfundoi

Në orën 05:00 me orën bullgare, më 28 tetor, dita e zgjedhjeve jashtë vendit përfundoi në Bregun Perëndimor të SHBA-së dhe Kanada. Në SHBA kishte 53 qendra votimi, kurse në Kanada 15. Sipas informacioneve të përfaqësive tona diplomatike dhe..

botuar më 24-10-28 8.19.PD

Parashikimi i motit për 28 tetorin 2024

Ditën e hënë do të jetë kryesisht me diell. Në orët e mëngjesit, kryesisht në Bullgarinë Lindore, do të ketë vranësira të ulëta ose mjegull, të cilët deri në mesditë do të zhduken. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga..

botuar më 24-10-28 1.55.PD

Numërimi paralel i Gallup: 8 parti me siguri do të hyjnë në Parlamentin e 51-të, një është në pragun e barrierës

Të dhënat nga numërimi paralel me zbatimin 100% të kampionit të agjencisë sociologjike “Gallup International Balkan”, partner i BNR-së në mbulimin e votave, tregojnë se 8 parti dhe koalicione hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare, njëra është në..

botuar më 24-10-27 11.48.MD