Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të infektuarit me koronavirus për 24 orët e fundit mbeten nën 2%

Foto: arkiv

197 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit. 1.64 për qind e 12 042 mostrave të marra janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Numri më i lartë i të sapo infektuarve është në qytetin e Sofjes - 34. Vijojnë rrethet e qyteteve Plovdiv me 17, Veliko Tarnovo me 16, Bllagoevgrad dhe Stara Zagora - secili me 13. Në tre rrethe Vidin, Razgrad dhe Tërgovishte nuk është i regjistruar asnjë i infektuar.

16 486 pacientë janë të sëmurë në mënyrë aktive. 2881 pacientë u shtruan në spital, që është me 61 më pak nga të dhënat e mëparshme. 326 janë duke u trajtuar në njësitë e kujdesit intensiv. 21 njerëz vdiqën me Covid-19 të konfirmuar. Të shëruarit janë 1012.

21 991 vaksina janë dhënë në 24 orët e fundit. Bullgarë me të paktën një dozë janë 1 405 952. Prej tyre 586 620 kanë përfunduar një kurs të tërë të imunizimit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Sheshin Qendror të Plovdivit do të hapet një qytet i Krishtlindjeve

Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..

botuar më 25-11-27 5.40.PD

Parashikimi i motit për 27 nëntorin 2025

Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..

botuar më 25-11-26 7.35.MD
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Moldavi / Facebook

Rajoni i Taraklia-s do të ruajë autonominë e tij

Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..

botuar më 25-11-26 5.52.MD