Superioriteti i ligjit është në thelbin e procesit demokratik në çdo shtet ligjor. Në marrëdhëniet me partnerët dhe aleatët tanë kemi theksuar bindjen tonë se luftimi i korrupsionit në të gjitha format e tij duhet të jetë përparësia jonë parimore dhe praktike. Kjo theksohet në pozitën zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë në lidhje me sanksionet e shpallura nga Departamenti i Shtetit i SHBA-s në kuadrin e ligjit “Magnitsky” kundër personave fizikë dhe juridikë bullgarë.
Këtë deklaratë erdhi pasi në sajtin e Departamentit të Thesarit të SHBA u njoftua, se Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja të Departamentit të Thesarit të SHBA vendosi sanksione ndaj tre bullgarëve për rolin e tyre të rëndësishëm në korrupsion në Bullgari, si dhe ndaj 64 kompanive që u përkasin atyre. Masat janë të orientuara kundër Vasill Bozhkovit, paraqitur si një “biznesmen dhe oligark i njohur bullgar", Deljan Peevskit - një “ish deputet” dhe Ilko Zheljazkovit, një ish-nënkryetar të Agjencisë Shtetërore për Operacione Teknike.
“Si partnerë strategjikë, Bullgaria dhe Shtetet e Bashkuara mbajnë një dialog strategjik të qëndrueshëm dhe efektiv. Në këtë kuptim, dhe bazuar në traditat e vendosura të bashkëpunimit gjatë viteve, ne shprehim besimin se Sofja dhe Uashingtoni mbeten të gatshëm për dialog për të gjitha çështjet e interesit të përbashkët”, theksohet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë.
Nuk është koha për zgjedhje, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum të partisë GERB. Ai u shpreh kundër zgjedhjeve gjatë futjes së euros në vend në vitin 2026. “Ne kemi nevojë për një shumicë të qëndrueshme parlamentare me një angazhim..
Zgjedhjet parlamentare në Republikën e Moldavisë të mbajtura më 28 shtator 2025 shënuan një fitore vendimtare për partinë në pushtet – Partia e Veprimit dhe Solidaritetit (PAS). Rezultati u interpretua nga shumëkush si një konfirmim i kursit pro-evropian..
Sanksionet amerikane ndaj kompanisë serbe të naftës hyjnë në fuqi Që nga 9 tetori, kanë hyrë në fuqi sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj kompanisë serbe të naftës NIS – "Industria e Naftës së Serbisë", raportoi Radio Televizioni i..