Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trajnimi ndërkombëtar "Strike Back 21" vazhdon deri më 5 qershor

Foto: BGNES

Presidenti Rumen Radev, Ambasadorja e SHBA Hero Mustafa, Ministri i Mbrojtjes Georgi Panajotov dhe Shefi i Mbrojtjes Admirali Emill Eftimov ndoqën stërvitjen ushtarake Strike Back 21 në poligonin Koren pranë qytetit Haskovo.

800 ushtarakë bullgarë me 210 njësi teknike, aeroplanë Su-25, helikopterë Mi-24 dhe “AN-Apaçi”, së bashku me një grup taktik luftarak nga Greqia dhe një togë të lehtë këmbësorie nga Rumania kryen “Ofensivën e një batalioni të mekanizuar të përforcuar”. Qëllimi i manovrave “Strike Back 21” është rritja e ndërveprimit dhe përgatitja e formacioneve për kryerjen e operacioneve luftarake mbrojtëse dhe sulmuese në një format shumëkombësh, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Importi i mallrave bujqësore nga Ukraina mbetet i nënshtruar licencimit

Regjimi për importimin e mallrave bujqësore nga Ukraina do të mbetet i nënshtruar licencimit vitin e ardhshëm. Kjo është e qartë nga një deklaratë e publikuar nga ministritë e ekonomisë, mjedisit dhe të bujqësisë, e cila parashikon vazhdimin e regjimit..

botuar më 25-11-20 12.03.MD

“Podkrepa” fillon protesta në administratat kryesore shtetërore

Sindikata e punonjësve administrativë “Podkrepa” fillon një sërë aksionesh proteste në administratat kryesore shtetërore në të gjithë vendin, raporton BGNES. E para prej tyre është sot, 20 nëntor, në mesditë përpara Zyrës Qendrore të Institutit..

botuar më 25-11-20 10.01.PD

Ekspertët diskutojnë aksesin e nxënësve në rrjetet sociale

Ministria e Arsimit dhe Shkencës po organizon një tryezë të rrumbullakët kombëtare më 20 nëntor me temën "A janë të nevojshme kufizimet në aksesin e fëmijëve në rrjetet sociale?". Iniciativa është një iniciativë e përbashkët me komisionet parlamentare..

botuar më 25-11-20 4.15.PD