Edicioni i fundit i nismës “Krishtlindjet Bullgare”, që mbahet nën egjidën e Presidentit mblodhi 1 850 000 leva. Me përpjekjet dhe ndjeshmërinë e njerëzve “Krishtlindjet Bullgare” ndihmojnë diagnostikimin dhe mjekimin me kohë nëpërmjet siguimit të aparaturës moderne mjekësore për klinikat dhe repartet e fëmijëve në mbarë vendin.
Edicioni i tetëmbëdhjetë i nismës së bamirësisë është përqendruar në fëmijët me sëmundje të rënda kronike dhe deri më tani ndihma ka arritur në një total prej 326 fëmijë, informon institucioni presidencial.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..
Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e arit, origjina e tij kozmike dhe rruga e tij deri në Tokë, deri tek mënyra se si ky metal i çmuar..
Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..