Vepra të reja grafike dhe skulpture nga 15 autorë të njohur rumunë, profesorë në Universitetin e Arteve në Bukuresht "UNArte" mund të shihen në Galerinë e Arteve të Qytetit "Boris Georgiev" - Varna deri më 15 qershor. Kuratori i projektit është Ovidiu Croitoru, i njohur në rrethet artistike bullgare, i cili vitin e kaluar prezantoi punimet e tij retrospektive nga 20 vitet e fundit në një ekspozitë më vete në kryeqytetin tonë detar Varna. Croitoru është shef i departamentit të grafikës në "UNArte" dhe është shumë i motivuar për të zhvilluar më tej aktivitetet ndërkombëtare të universitetit. Kjo ekspozitë është rezultat i një bashkëpunimi të tillë ndërkombëtar midis Departamentit të Arteve Pamore në Universitetin e Shumenit "Peshkopi Konstantin Presllavski" të udhëhequr nga Prof. Valeri Çakallov ,dhe "UNArte" - Bukuresht.
Sipas fjalëve të kuratorit ekspozita është kompakte, ndërsa punimet - shumë të ndryshme dhe të ngarkuara me thellësi në paraqitjen e gjendjeve nëpër të cilat kalojnë artistët, veçanërisht gjatë një pandemie. "Pas një kohe kaq të gjatë, gjatë së cilës pandemia na mbajti larg artdashësve, ne jemi të lumtur të vijmë në Varna," tha Ovidiu Croitoru.
Prof. Valeri Çakallov, me ftesë të të cilit po zhvillohen marrëdhëniet me Universitetin e Arteve në Bukuresht, pranon se në kushtet e pandemisë ka pasur sfida shumë serioze para të gjithë profesorëve. Një nga më të mëdhatë ishte ruajtja e lëvizshmërisë së praktikave artistike. Janë bërë përpjekje jashtëzakonisht serioze në drejtim të komunikimit të drejtpërdrejtë vizual. Prof. Çakallov dhe Ovidiu Croitoru janë të bindur se në këto kohë të vështira për artin dhe komunitetin akademik, ekspozita të tilla ruajnë besimin e artistëve në urat që ata ndërtojnë me punën e tyre.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..
Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..
Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju..