Një ekspozitë fotografike në Kopshtin e Qytetit të Sofjes e ndal vëmendjen tonë mbi bashkëpunimin 90 vjeçar midis Bullgarisë dhe Danimarkës. Ekspozita e ve aksentin mbi letrën e Mbretit Frederik i VIII drejtuar Mbretit Bullgar Ferdinand për dekorimin e tij me Urdhrin danez dhe letrat kredenciale të ambasadorit të parë danez me seli në Sofje. Mund të shikojmë dhe një sërë fotografish nga vizita zyrtare e Madhërisë së Saj Mbretëresha Margrethe e II në Bullgari gjatë tetorit të vitit 2000.
Bullgaria vendos marrëdhënie diplomatike me Mbretërinë e Danimarkës më 17 prill 1931. Këmbimi tregtar midis shteteve është mes treguesve më të rëndësishëm, të cilët pasqyrojnë aktivitetin e kontakteve bilaterale. Sipas të dhënave të Ministrisë Bullgare të Ekonomisë, gjatë vitit 2020 saldoja tregtare në tregtinë me Danimarkën është pozitive. Eksporti është rritur me 6.6%, duke i tejkaluar 342 milionë eurot, kurse importi po kështu, me 2.4% (147.9 milionë euro). Pozicionet kryesore në eksportet bullgare për në Danimarkë janë të zënë nga motoçikletat dhe biçikletat me një motor ndihmës, mobiliet dhe artikujt për tubacione, kaldaja, etj. Firmat daneze importojnë në Bullgari kryesisht medikamente dhe produkte ushqimore( mish, djathë dhe gjizë)
Duke llogaritur domosdoshmërinë nga pakësimi i varësisë energjetike të Bullgarisë, vendi ynë ka interes nga tërheqja e investimeve daneze, të lidhura me burimet rivendosëse energjetike. Dhe kjo farenuk është e rastit. Danimarka është mes vendeve prijëse anëtare të Bashkimit Evropian sa u përket inovacioneve teknologjike në fushën e përdorimit të biomasës dhe të energjisë së erës, si dhe në prodhimin e kombinuar të energjisë elektrike dhe të ngrohjes.
Gjatë viteve të fundit, përpara pandemisë, Danimarka ka dalë gjithashtu si një partnere aktive turistike e Bullgarisë. Turistët danez tregojnë një interes ndaj turizmit detar, por po kështu u përkushtohen dhe udhëtimeve tematike në Bullgari, turizmit balneologjik dhe kulturor.
Sipas të dhënave të Ministrisë Bullgare të Punëve të Jashtme në Danimarkë jetojnë rreth 10 000 qytetarë bullgarë. Statistika e Ministrisë së Arsimit tregon se, në Danimarkë nuk ka një shkollë bullgare të ditës së diel, por ekzistojnë shoqata të orientuara drejt shpërndarjes së gjuhës dhe të kulturës bullgare.
Më shumë për historinë e marrëdhënieve diplomatike midis të dyja vendeve mund të mësojmë nga ekspozita tematike në Kopshtin e Qytetit të Sofjes nga data 7 deri më 21 qershor.
Redaktore: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..