Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fushatat elektorale të GERB, BSP dhe DPS kushtojnë mbi gjysmë milionë euro

Foto: arkiv

GERB, Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) kanë shpenzuar mbi 500 000 euro në fushatat e tyre për zgjedhjet parlamentare të 4 prillit, sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, njoftoi reporterja Marta Mlladenova. "Bullgaria Demokratike" ka disponuar 250 mijë euro, 25 mijë euro prej të cilave - nga donacionet e mbështetësve. Mbi 26 mijë euro janë donacionet në fushatën e partisë "Ka një popull të tillë" të Sllavi Trifonovit, e cila pati një rezultat të dytë në votimin parlamentar. Partia ka disponuar gjithsej 100 000 euro. Megjithëse tregoi një rezultat më të ulët, koalicioni "Ngrihu! Kriminelët Jashtë!" ka pasur mbi 150 mijë euro, gati 34 mijë euro nga të cilat - donacione.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Angell Kënev

U zbulua një rrjet kriminal për kontrabandë dhe trafikim të vlerave kulturore me vlerë miliona euro

Një rrjet i madh kriminal për trafikim të vlerave kulturore dhe pastrim parash është shkatërruar nga Prokuroria Bullgare, Drejtoria e Përgjithshme për Luftimin e Kriminalitetit të Organizuarpranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së..

botuar më 25-11-20 1.40.MD

Importi i mallrave bujqësore nga Ukraina mbetet i nënshtruar licencimit

Regjimi për importimin e mallrave bujqësore nga Ukraina do të mbetet i nënshtruar licencimit vitin e ardhshëm. Kjo është e qartë nga një deklaratë e publikuar nga ministritë e ekonomisë, mjedisit dhe të bujqësisë, e cila parashikon vazhdimin e regjimit..

botuar më 25-11-20 12.03.MD

“Podkrepa” fillon protesta në administratat kryesore shtetërore

Sindikata e punonjësve administrativë “Podkrepa” fillon një sërë aksionesh proteste në administratat kryesore shtetërore në të gjithë vendin, raporton BGNES. E para prej tyre është sot, 20 nëntor, në mesditë përpara Zyrës Qendrore të Institutit..

botuar më 25-11-20 10.01.PD