Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ljudmill Angellov: Gëzohem se jam me publikun tim të dashur bullgar

Pianisti bullgar me famë botërore feston 3х20 me një sërë koncertesh në atdhe

Foto: arkiv

Në fillim të karrierës së tij mbresëlënëse Ljudmill Angellov fitoi një numër çmimesh nga gara prestigjioze ndërkombëtare - "Frederic Chopin" (Poloni), Palm Beach (SHBA), Piano Masters (Monte Carlo) dhe World Piano Masters Tour (Francë). Ai ka dhënë recitale dhe koncerte dhome në disa kontinente dhe ka qenë solist me disa prej orkestrave më të mira në botë, nën drejtimin e emrave të mëdhenj. Disa nga sallat në të cilat ai ka pasur shfaqje janë "Musikverein " në Vjenë, "Concertgebouw" në Amsterdam, "Pleyel " dhe "Gaveau " në Paris, "Lincoln Center" në New York, "La Scala" në Milano, BOZAR në Bruksel, Opera në Monte Karlo, Auditorio Nacional në Madrid, Salla e Konservatorit të Moskës, Filarmonia Kombëtare dhe Opera Kombëtare në Varshavë ... Albumet me interpretimet e tij janë lëshuar nga kompani të mëdha botërore. Sot Ljudmill Angellov është ndër pianistët më të njohur bashkëkohorë, i cili jep koncerte të shumta dhe zhvillon veprimtari aktive pedagogjike. Jeta e tij profesionale është e lidhur me vende të ndryshme, por ai kurrë nuk e ka ndërprerë lidhjen me Bullgarinë dhe publikun Bullgar.

Në fund të qershorit Ljudmill Angellov do të mbushë 60 vjeç. Me këtë rast, Orkestra Filarmonike e Sofjes organizoi tre koncerte që paraqesin aspekte të ndryshme të punës së tij muzikore. Adhuruesit e muzikës klasike tashmë patën mundësinë të dëgjojnë dy prej serisë "3x20".

Ja se çfarë tha pianisti bullgar me famë botërore para mikrofonit të Radio Bullgarisë:

Koncerti i fundit nga tre koncertet "3x20" është një recital solo dhe do të jetë pikërisht në ditëlindjen time - 27 qershor. Unë kam përfshirë në program vepra të Shopenit dhe të pianistëve-kompozitorë të tjerë polakë. Të tria aktivitetet janë pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Javëve Muzikore të Sofjes. Menjëherë pas kësaj do të fillojë klasa ime e radhës master në Universitetin e Ri Bullgar, e cila do të mbahet nga 28 qershori deri më 10 korrik. Koncerti përfundimtar i pjesëmarrësve më të mirë do të jetë në sallën "Bullgaria". Është shumë bukur se Universiteti i Ri Bullgar mbështet talentet e reja edhe këtë vit."

Pianisti shpreson se së shpejti jeta jonë do të kthehet në ritmin e mëparshëm: “Artistët duhet të udhëtojnë, të takojnë audiencën nëpër botë. Artisti është një kozmopolit, ai nuk mund t’i përkasë një vendi konkret. Vitin e fundit kjo dinamikë e zakonshme e jetës sonë u dëmtua për arsye të kuptueshme. Shpresoj se do t'i kthehemi asaj që kemi bërë më parë. Tani jam në Bullgari dhe gëzohem se mund të paraqes para publikut tim të dashur bullgar atë që po bëj."

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Shkolla Korale Shpirtërore pranë tempullit

Në Sofje nis Festivali i parë i Muzikës Shpirtërore Korale

Në ditët para festës së madhe të krishterë të Rrëshajave, tempulli "Shën Sofja - Urtësia e Zotit" pret edicionin e parë të Festivalit të Muzikës Shpirtërore Korale "Trisvjatuju pesn" ("Трисвятую песнь") nga 19 deri më 23 qershor. Organizatorë janë..

botuar më 24-06-19 6.10.PD

Kënga popullore bullgare nuk mund të përkthehet, por është magnetike për botën

Ndonëse prej më shumë se 20 vitesh Magdalena Todorova Karamitevajeton me familjen jashtë vendit, kënga popullore bullgare e shoqëron kudo. Ajo është autore e dhjetëra teksteve, të cilat i shndërron në këngë, së bashku me bashkëshortin e saj -..

botuar më 24-06-18 8.35.PD

"A do të puth" – kënga më e re e interpretueses Dani Ilieva

Një vajzë e re e njohur nga sezoni i fundit i "Zërit të Bullgarisë" - Dani Ilieva - prezantoi këngën e saj të re me titull "A do të puth". Në vitin 2022, vetëm 16 vjeçe, Dani u bë interpretuesja më e re që fitoi "Burgas dhe Deti". Ky nuk ishte çmimi..

botuar më 24-06-17 8.10.PD