Vendimet që merren janë në drejtim të detyrës kryesore të qeverisë së përkohshme - zgjedhje të drejta, transparente dhe të lira. Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në Plovdiv në lidhje me Këshillin e Sigurimit të thirrur nga Kryeministri i përkohshëm, tha para BNR-së Antonia Popova nga Radio Plovdiv.
Sipas Radev, sanksionet e SHBA-së sipas ligjit “Magnitski”, kundër personave bullgarë janë një precedent për BE. "Nuk ka një kornizë të qartë ligjore për një aleat, një vend anëtar të BE dhe NATO që bie nën sanksione kaq të rënda se si të veprojë," tha Presidenti. Ai theksoi se "qeveria është e detyruar të marrë masa për të minimizuar rrezikun për institucionet shtetërore dhe për shtetasit bullgarë nga pikëpamja financiare".
Kapiteni i anijes me vela në distanca të gjata Svetllozar Tenev u nis nga Varna për një udhëtim rreth botës. Fillimi i lundrimit është në Las Palmas (Ishujt Kanarie, Spanjë), ku do të niset i shoqëruar nga një koleg. Pastaj do të lundrojë vetëm deri..
Në një ceremoni në Universitetin "Vytautas Magnus" në qytetin lituanez të Kaunasit, rektori i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, Prof. Georgi Vëllçev, pranoi sipas parimit të rotacionit presidencën e aleancës ndërkombëtare universitare..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, ndërsa në bregdetin e Detit të Zi nga 13 deri në 16°C; në Sofje – 7°C. Në mëngjes , në disa ultësira dhe lugina, dukshmëria do të jetë e kufizuar për shkak të mjegullës ose..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..
Deri në mesin e vitit 2026, Bullgaria duhet të hiqet nga “Lista Gri” e shteteve që nuk sanksionojnë në mënyrë të mjaftueshme pastrimin e parave që..