Në këtë moment turistët kërkojnë një siguri më të madhe dhe parashikueshmëri. Ata gjithnjë e më pak ndikohen nga çmimet, nga atraksionet suplementare, cilësia e shërbimit si dhe nga faktorë të tjerë, të cilat paracaktonin sjelljen e tyre përpara Covid krizës, mendon Ivan Groshev, kompania e të cilit është operatori kryesor turistik në tregun britanik. Rënia e rezervimeve turistike nga Britania e Madhe është midis 80 dhe 90%, por e ngjashme është situata dhe me tregjet tona të tjera, alarmojnë punonjësit në sektor. Në fillim të muajit qershor vendpushimet tona detare janë jashtëzakonisht të qeta, kurse industria çuditet sesi të shpëtojë sezonin.
Bullgaria për një kohë të gjatë qe pasive, ajo nuk mundi të dërgojë mesazhet e duhura jashtë, se është një destinacion i sigurt, i cili merr masa kundra infektimit dhe garanton qëndrimin e parrezikshëm të miqve të vet, janë të bindur Groshev dhe kolegët e tij. Përveç kësaj, masat të cilat kanë një qëndrim të drejtpërdrejtë ndaj degës turistike tek ne, shpalleshin në momentin e fundit. “Për shembull procedura për hyrjen e shtetasve të huaj në Bullgari nga data 1 maj sivjet qe publikuar më 30 prill. Kjo praktikisht shkatërroi pushimet e Pashkëve në tregun rumun, sepse është afër mendjes se rumunët nuk janë duke pritur orën 12 në mesnatë më 30 prill, që të vendosin nëse do të udhëtojnë për në vendin tonë”-është në mëdyshje Ivan Groshev. Dhe akoma:
“Lidhur me hotelet kovid, këtu ka një negativ të madh dhe kjo tregohet nga operatorët turistikë si një minus. Turisti është i lënë vet kur jep një test pozitiv PCR në vendpushimin. Në Qipro dhe në Greqi shteti merr përsipër qëndrimin e tij në kovid hotele të caktuara ose vende për vendosjen e të karantinuarve. Kurse, në vendin tonë ne themi: “Çdo një të përballojë vet situatën në mënyrën në të cilën mendon për më të mirë”. Tani është momenti më adekuat, në të cilin shteti duhet të përcaktojë kovid hotelet ose vendet për vendosjen e të karantinuarve dhe të garantojë , se do të marrë përsipër shpenzimet rreth qëndrimit të tyre aty. Shumë njerëz kundërshtojnë - “Po, por ka sigurime!” Por, sigurimi mbulon trajtimin dhe jo qëndrimin. Kurse kur duhet të mbeteni këtu akoma 14 ditë, këto janë shpenzime serioze suplementare”.
Shteti duhet që sa më parë të përgatisë një koncept të sigurisë së turistëve, të cilin ta prezantojë në tregjet tona kryesore jashtë shtetit. Vetëm kështu do të mundim deri diku të kompensojmë rënien dramatike të pritshme të pushuesve të huaj këtë verë, mendojnë nga industria. Por çfarë gjëje tjetër akoma mund të bëhet, që të shpëtohet sezoni?
“Vaksinimi duhet të përshpejtohet, sepse ky është një nga kriteret, mbi të cilat shtetet vendosin se në cilin segment do të bjerë një destinacion - nëse do të jetë zonë e “gjelbër”, “portokalli” ose “e kuqe” dhe çfarë paralajmërimesh për udhëtim do të drejtojnë ndaj qytetarëve të vet autoritetet - thotë Ivan Groshev. Mjerisht, në Bullgari u dhamë shumë hapësirë njerëzit që janë kundër vaksinimit për të promovuar idetë e tyre. Por, nëse kemi një përqindje të lartë të të vaksinuarve, klientët do të jenë më të qetë dhe të motivuar që të regjistrohen për pushime tek ne.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Veneta Nikollova
Historia e veprimtarisë muzeale në Pazarxhik fillon që në gjysmën e dytë të shekullit XIX, kur me idenë e Stefan Zaharievit në bibliotekën popullore “Videlina” formohet një koleksion prej sendesh të vjetra, monedhash, dorëshkrimesh kishtare. Gjatë viteve..
Nuk ka njeri që ka thithur ajrin e Rodopëve dhe të mos ketë mbetur i mahnitur nga pamjet piktoreske dhe legjendat e malit. Ditët nga 4 deri më 10 gusht na japin shumë arsye për të zgjedhur Rodopët Perëndimore, dhe veçanërisht rajonin e qytetit Ardino..
Numër rekord plazhesh në bregdetin bullgar të Detit të Zi janë vlerësuar me çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Flamuri Blu”, që dëshmon për ujërat detare të pastra dhe brezat bregdetarë. Ai jepet pas vlerësimit nga Agjencia Evropiane për Mjedisin, e cila..
Nuk ka njeri që ka thithur ajrin e Rodopëve dhe të mos ketë mbetur i mahnitur nga pamjet piktoreske dhe legjendat e malit. Ditët nga 4 deri më 10 gusht..
Historia e veprimtarisë muzeale në Pazarxhik fillon që në gjysmën e dytë të shekullit XIX, kur me idenë e Stefan Zaharievit në bibliotekën popullore..