Biznesmeni Minju Stajkov ka dënuar Bullgarinë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, njoftoi reporterja e BNR Sillvija Velikova. Magjistratët kanë pranuar ankesën e afaristit se ndalimi i tij për më shumë se dy vjet ka qenë i tepruar, por kanë refuzuar kërkesën për kompensim.
Në fillim të shtatorit të vitit 2018 Stajkov u arrestua dhe u akuzua bashkë me djalin e tij Stajko dhe disa persona të tjerë për pjesëmarrje në një grup të organizuar kriminal për mashtrime tatimore, larje të parave të pista dhe prodhim cigaresh pa banderol. Në ditën në të cilën i skadoi afati i ndalimit maksimal prej 8 muajsh, ai u akuzua për keqpërdorim me fonde të BE-së për më shumë se 11 milion leva dhe ndalimi i tij u zgjat.
Aktualisht, Stajkov, i cili është në arrest shtëpiak, është një kandidat për deputet nga partia pak e njohur “Brigada”.
Në shërbimet për Pashkën e tij të fundit, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve me një omofor, të marrë si dhuratë gjatë vizitës së tij në Bullgari në vitin 2019. Omofori vjen nga fjala greke për "mbulesë", "vello" dhe është pjesë e veshjes..
Iniciativa bamirëse e presidentit Rumen Radev “Mbështet një Ëndërr” po tërheq mbështetjen e muzikantëve, stilistëve, dizajnerëve dhe donatorëve, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Një mbrëmje mature e organizuar nga presidenti çdo pranverë..
Qytetarët solidarë do të mbështesin sonte familjet rome nga lagjja "Zaharna Fabrika" e kryeqytetit, të cilat mbetën pa strehë më 15 prill të këtij viti pasi shtëpitë e tyre u shembën. Atëherë administrata komunale siguroi se po u ofron ndihmë të..
Djali i presidentit amerikan - Donald Trump Jr. dhe Gila Gamliel, Ministre e Shkencës dhe Teknologjisë e Izraelit, do të marrin pjesë në një forum..
Të premten temperaturat minimale do të jenë prej 6 deri në 11°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Në orët e paradites dukshmëria vende-vende do të jetë e..
Në një takim me ushtruesin e detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Borisllav Sarafov, të afërmit e të vrarëve në aksidente kërkuan sërish një..