178 janë të infektuarit me koronavirus në vend gjatë 24 orëve të fundit. Kjo është 1.17% e 15 149 mostrave të marra, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Qyteti i Sofjes është përsëri në vend të parë për nga numri i të infektuarve - 46. Pas tij janë rrethet e Plovdivit - 16, Stara Zagora dhe Blagoevgrad - 14 raste secila. Nuk ka njerëz të infektuar rishtazi në Gabrovo dhe Loveç. Për sa i përket sëmundshmërisë, të gjitha zonat e vendit janë të verdha, gjë që do të thotë se më pak se 60 njerëz janë të infektuar për 100 000 banorë.
Pacientët aktivë të regjistruar janë 14 583. 2467 pacientë janë të shtruar në spital. 267 persona të infektuar po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. 6 persona vdiqën.Të shëruarit në 24 orët e fundit janë 723.
Janë kryer 21 771 doza vaksine. Me to numri i përgjithshëm i dozave të administruara tashmë është 1 500 534.
Kushtet e punës për gratë në Bullgari janë ndër më të këqijat në BE, ku vendi renditet në vendin e 17-të me një rezultat 7.25 nga 10 të mundshme. Rezultati është për shkak të numrit të vogël të grave në pozicione drejtuese, sipas një analize të..
Muajt e fundit kishte probleme në komunikimin me Ukrainën, tha Ivajllo Mirçev, deputet i partisë "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) dhe anëtar i udhëheqjes së "Po, Bullgaria". Në diskutimin publik “Mburoja Demokratike..
Para Këshillit të Ministrave u vendos një oktapod i madh rozë me fryrje. Me këtë veprim, “Greenpeace – Bulgaria” i bëri thirrje qeverisë të ratifikojë Marrëveshjen Ndërkombëtare të Oqeaneve të OKB-së. Bullgaria ishte ndër vendet e para që nënshkroi..
Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në..
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha..
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në ultësira dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°. Në..